BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Bushati: Basha lulëzoi PD-në, shkatërroi Tiranën

Bushati: Basha lulëzoi PD-në, shkatërroi Tiranën
Sekretari Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, ka dalë sërish sot  në Parkun e Liqenit, për të denoncuar betonizimin e një pjese të tij me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranë. Sipas Bushatit Basha deri më sot është marrë vetëm me “lulëzimin” e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës, arsye për të cilat ai duhet të largohet nga ajo detyrë dhe t’i hapë rrugën nje njeriu që do të merret siç duhet me kryeqytetin.
 
"Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha një nga gënjeshtrat e mëdhaja që ka thënë gjatë fushatës ka qenë që nuk do të lejonte të ndërtoheshin më shumë pallate në parkun e Tiranës. Kjo është një prej gënjeshtrave të tij. Gjithashtu Luli u ka thënë qytetarëve të Tiranës se do të ishte thjesht Kryebashkiak dhe s’do të merrej me politikë. Kjo ishte një tjetër gënjeshtër. Luli u ka thënë tiranasve se do të mbillte më shumë pemë, do të lejonte gjelbërimin dhe nuk do të jepte leje ndërtimore që do të shtonin betonizimin. Edhe kjo ishte një gënjeshtër tjetër e Lulit.
 
Luli bën mirë që të vazhdojë vesin e ri që ka marrë të gënjeshtrës, me kryetarin e tij të vjetër të shkatërrojnë PD-në dhe mos të merret më me shkatërrimin e Tiranës sepse boll i ka bërë dëme këtij qyteti. Ka harruar që në gjithë këto vite nuk ka bërë asnjë punë dhe është marrë vetëm me politikë. Është marrë vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e qytetit të Tiranës.
 
Prandaj një herë e mirë të mbajë fjalën dhe të bëjë atë që ka thënë gjithmonë në fushatë se Tiranës i duhet një punëtor dhe jo një politikan. I duhet një kryebashkiak dhe jo një kryetar partie që nuk mund të merret dot me Tiranën. Le të mbajë llafin sot Lulzim Basha, si burrë, e të bëjë aktin e fundit të qytetarisë që do të ishte dorëzimi i punës në Bashkinë e Tiranës. Të dorëhiqet nga kjo detyrë dhe t'i hapi rrugën qytetarëve të Tiranës që të kenë një njeri që i përkushtohet punës", u shpreh Bushati.