BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Bushati: Për herë të parë BE i prezantohet një dokument programativ nga vendet e rajonit

Bushati: Për herë të parë BE i prezantohet një dokument
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u nisën sot për në Gjermani, ku do të marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, e cila do t’i zhvillojë punimet në Berlin. Përpara nisjes, Kryeministri Rama, së bashku me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhanë një konferencë për shtyp, në aeroportin e Rinasit ku prezantuan platformën bazë të diskutimeve në këtë konferencë. Në fjalën e tij, Ministri I Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se në këtë Konferencë “për herë të parë BE i prezantohet një dokument programativ nga vendet e rajonit dhe në rastin në fjalë nga Shqipëria, që është tregues i faktit të pronësisë lokale mbi këtë proces dhe mënyrën se si ne shohim strukturimin e mëtejshëm të këtij procesi, kryesisht në një rrethanë shumë të rëndësishme gjeopolitike që rajoni dhe Europa kalojnë sot për sot”.
 
“Europa sot për sot ka dy kërcënime, një që vjen nga lindja dhe një tjetër që vjen nga kufiri jugor. Në kufirin jugor, por edhe në kufirin lindor, ne mendojmë që rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të transformohet më tej në një histori suksesi. Në kuptimin politik të fjalës, ku do të fokusohet edhe tryeza, edhe diskutimet e ministrave të Punëve të Jashtë etë rajonit, të vendit mikpritës dhe të vendeve të tjera pjesëmarrëse kryesore të BE-së, pikërisht se si paqja dhe procesi i normalizimit që ka filluar në rajon, të shoqërohet me tej me procesin e ripajtimit të rajonit dhe bashkëpunimit më të përforcuar rajonal që do ta afronin rajonin tonë me BE-në”, tha ministri Bushati.
 
Po kaq e rëndësishëme, vijoi ministri Bushati, “është edhe rrethana në të cilën ndodhet vetë BE-ja, ndoshta një lloj programi që është paraqitur nga Presidenti i KE-së, ku është bërë e qartë se në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë një zgjerim të BE-së, por është shumë i rëndësishëm që procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në të jetë edhe me i strukturuar si në aspektin politik, ashtu edhe për sa i përket projekteve të karakterit ekonomik, që të ritransformonin në radhë të parë vendet tona në një rajon të vërtetë dhe në radhë të dytë do të afronin fizikisht, përmes projekteve konkrete që pala shqiptare në bashkëpunim me vende të këtij rajoni propozon, siç iu referua Kryeministri, për ta afruar rajonin dhe për ta lidhur fizikisht me BE-në”.
 
Se treti, theksoi Bushati, “është një realitet që Europa e përjetoi në rastin e krizës në Ukrainë dhe tashmë në rastin e krizës në Lindjen e Mesme, nevoja për diversifikimin e burimeve energjetike, ku Shqipëria dhe ky rajon ka një pozitë kyçe, sidomos Shqipëria për shkak është vendi ku do të ndërthuren dy projekte gjeostrategjike TAP-i dhe IAP-i dhe korridoret e reja ku ne synojmë që të propozojmë dhe të bashkëbisedojmë me palën gjermane dhe me vendet e tjera, në këtë konference”. “Së fundi, dhe jo më pak i rëndësishëm, Ballkani është transformuar dhe ka ardhur në ditët e sotme falë perspektivës së anëtarësimit në BE-së, falë mbështetjes së SHBA-ve. Ne besojmë se duke u afruar Ballkani drejt BE-së, nuk është thjesht një interes strategjik i Ballkanit, por është një interes gjeostrategjik i vetë BE-së. Do të përpiqemi së bashku me vendet e tjera ta bëjmë këtë të qartë jo vetëm thjesht nëpërmjet këtij takimi, por edhe procesit që ne do të gjenerojmë nga ky takim”, përfundoi fjalën e tij, Bushati.
 

Më të lexuarat