BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Cani: Nuk tolerojmë vjedhjen e energjisë, mbështesim OSHEE

Cani: Nuk tolerojmë vjedhjen e energjisë, mbështesim OSHEE
Prej më shumë se 10 ditësh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur një aksion mbarëkombëtar, me qëllim reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike. Kompania ka marrë mbështetjen e qeverisë në luftën pa kompris ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, të cilët në një vit i shkaktojnë buxhetit të shtetit një dëm rreth 150 milionë euro. 
 
I pranishëm në një nga aksionet e OSHEE, në “Rrugën e Kavajës”, Tiranë, ka qenë edhe Ministri i Financave, Z.Shkëlqim Cani, i shoqëruar nga drejtuesit e kompanisë. Ministri u njoh nga afër me rezultatet e aksionit, ku më pas dha një prononcim të shkurtër për mediat. 
 
“Drejtuesit e OSHEE më falenderuan mua dhe qeverinë për mbështetjen që po u japim, por në fakt jemi ne që duhet t’i falenderojmë për punën e vështirë të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura dhe shkëputjes së lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Energjia elektrike e papaguar dhe e vjedhur, i kushton buxhetit të shtetit në vit rret 150 milionë euro. Kjo është e patoleureshme!”, deklaroi ministri Cani për mediat. 
 
Kreu i Financave theksoi se, qeveria është e vendosur që t’i shkojë deri në fund këtij aksioni, derisa gjithëkush ta kuptojë se energjia elektrike është një mall që duhet paguar. Deri më tani janë shkëputur rreth 19 mijë lidhje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.
 
“Nuk mund ta mbulojnë vjedhjen e energjisë konsumatorët e ndershëm që e paguajnë. Kjo nuk mund të ndodhë më. Duhet të ndërgjegjësohen për ta paguar, përpara se të përballen me forcën e ligjit”, vijoi më tej ministri. 
 
Të dhënat e fundit tregojnë se, brenda harkut kohor të një viti, kompania ka reduktuar humbjet në rrjet deri në 31.7 %, të rrisë arkëtimet me 20%, si dhe të menaxhojë treguesit financiarë duke kursyer 7.6 milionë dollarë. “Të gjitha këto janë shenja të mira dhe urojmë që të vazhdohet më me sukses kjo veprimtari në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi ministri.
 

Më të lexuarat