BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ceremoni përkujtimore për 102 vjetorin e Pavarësisë, Basha: Kjo ngjarje na jep forcë për ti thënë "stop" padrejtësive

Ceremoni përkujtimore për 102 vjetorin e Pavarësisë, Basha:
Ditën e sotme është përkujtuar 102 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Tiranës, në një ceremoni, në të cilën morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi si dhe shumë personalitete të tjera të kryeqytetit.
 
Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Basha në emër të qytetarëve të Tiranës, teksa shprehu mirënjohjen për kurajon e patriotëve që ngritën flamurin kombëtar 26 nëntorin e 1912, theksoi se mesazhi i dhënë prej tyre, do t’i shërbejë qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm, për të përballuar sfidat që rezervon e nesërmja.
 
 "Qytetarë të Tiranës autoktonë dhe të ardhur ndër vite, është nder që të jem bashkë me ju sot ku 102 vjet më parë, patriotë Tirana ngritën flamurin kombëtar dhe shpallën pavarësinë. Ky akt patriotizmi ka mbajtur gjallë triumfin për të mirën për qytetin tonë. Ditët muajt që rrodhën pas kësaj, ishin dramatike, për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Por duhej një kurajo e madhe, një shpresë e thellë si ajo e qytetarëve të Tiranës që të kurorëzonin me sukses aktin e ngritjes së flamurit kombëtar në Tiranë", është shprehur Basha.
 
Më tej ai ka thënë se frymëzimi nga kjo ngjarje kthehet në një forcë për t'i thënë jo padrejtësive.
 
"Ndaj ne sot jo vetëm përulemi ndaj këtij akti të madh të baballarëve tanë, por zotohemi se sfidat e nesërme do t’i kapërcejmë me një devocion të madh. Dhe duke bashkuar shpirtin e madh të Tiranës do të dimë të kalojmë çdo bllokim. Sot përballemi me një realitet që shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje, na jep forcë ti themi stop frikës, përballë varfërisë, padrejtësisë, dogma dhe demagogjia, që do të jetë flakadani i qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë",  theksoi në fjalën e tij Basha.
 
Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas, për të përkujtuar patriotët dhe kontributin që ata kanë dhënë për kryeqytetin.
 
"Dua të ndaj me ju se do t’i propozoj Këshillit Bashkiak miratimin e  Ditës së Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdhenj edhe se vetë porta e lartë, për shkak të largpamësisë që treguan. Këta patriotë, me dhjetëra e qindra patriotë do të kenë shtëpinë e tyre, për vitet që do të vijnë. Zoti e bekoftë Tiranën. Zoti e bekoftë Shqipërinë", përfundoi Basha.
 

Më të lexuarat