BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Cilësia e miellit, Panariti prezanton draftin e aktit normativ

Cilësia e miellit, Panariti prezanton draftin e aktit normativ
Ministri Panariti paraqet draftin Ambasadorit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Unionit të Prodhuesve të Miellit në Shqipëri Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka prezantuar dje draft-propozimin për aktin normative i cili përmban standardet e reja të sigurisë dhe cilësisë për grurin, miellin dhe kategoritë e brumërave në raport me prodhimet specifike që derivojnë nga to.
 
Ky draft është hartuar pas konsulencave me Universitetin Bujqësor dhe teknologë ushqimorë dhe iu është paraqitur nga ana e Ministrit Panariti, ambasadorit të Republikës së Kosovës në vendin tonë Ramiz Lladrovci si dhe përfaqësuesit të Unionit të Prodhuesve të Miellit në Shqipëri Adi Haxhiymeri. Ai ka ftuar palët që brenda javës së ardhshme të bëjnë propozimet dhe sugjerimet e tyre, dhe më pas ky projekt-draft do ti kalojë Komisionit të Veprimtarive Prodhuese në Kuvend ku pasi të merret dhe mendimi përfundimtar i këtij komisioni, Ministri i Bujqësisë më pas me një urdhër të veçantë ti jap formë përfundimtare të këtij Akti Normativ.
 
Gjatë këtij takimi, Ministri Panariti theksoi se për herë të parë kemi të bëjmë me një dokument të plotë i cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, standardet e cilësisë dhe sigurisë së grurit. “Dëshiroj të theksoj që për herë të parë në Shqipëri, ne kemi një dokument të plotë I cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, duke kaluar tek normat e Bashkimit Evropian për çështje të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe të miellit. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që këtë proces ta finalizojmë shumë shpejt në fund të javës së ardhshme”, tha Ministri Panariti. 
 
Fjala e plotë e Ministrit Panariti 
 
Për herë të parë, Ministria prezanton përpara autoriteteve përkatëse, përpara prodhuesve, përpunuesve dhe shpërndarësve të grurit dhe brumërave si dhe prodhuesve të bukës, një paketë të plotë të standardeve të cilësisë dhe sigurisë për grurin, miellin dhe kategorinë e brumërave në raport me prodhimet specifike që derivojnë nga këto. Natyrisht për përgatitjen e këtij drafti, ne I jemi referuar ekspertizës së shumë specialistëve që operojnë në këtë fushë, jemi konsultuar me industrinë e Blojës, jemi konsultuar me Universitetin Bujqësor, jemi konsultuar natyrisht me teknologë ushqimor dhe natyrisht pas një konsulte të gjatë kemi gati një akt të plotë normative, që siç përmenda dhe pak më përpara  përcakton qartë standardet e sigurisë dhe cilësisë si dhe praktikat e lëvizjes së miellrave dhe brumërave dhe produkteve që derivojnë nga këto në Republikën e Shqipërisë. Përpara se kjo paketë aktesh normative të hyjë në fuqi, unë do të dëshiroja që këtë Paketë t’ja dorëzoj palëve të interesuar, operatorëve në fushën e prodhimit, importit, shpërndarjes së miellit dhe prodhuesve të bukës apo prodhuesve të asortimenteve me origjinë të lartë mielli. Posaçërisht kam të ftuar Ambasadorin e Kosovës, të cilin e falënderoj për praninë e tij, që një kopje të këtij drafti, t’ja kaloj autoriteteve të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit të Ushqimit dhe Veterinarisë dhe prodhuesve dhe importuesve të miellit të Republikës së Kosovës, duke bërë të mundur që mundësisht Brenda javës që vjen, të kemi sugjerimet dhe komentet e tyre në raport me këtë propozim tonin. Qëllimi është që ne të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve të cilët rregullojnë cilësinë e drithërave dhe të miellit në të dy hapësirat tona. Nga ana tjetër, jam I kënaqur që këtu kemi kryetarin e Unionit të Blojës, që është edhe përfaqësuesi I prodhuesve dhe përpunuesve shqiptarë të grurit dhe të miellit, të cilin unë e falenderoj për praninë dhe dëshiroj ti dorëzojë edhe atij draft-propozimin tonë për standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe miellit në Shqipëri, dhe presim që Brenda javës që vjen të na ofrojnë sugjerimet dhe vërejtjet për këtë dokument që sapo paraqitëm. Pasi ne të kemi edhe sugjerimet e tyre, do të përpiqemi pastaj që ti reflektojmë këto sugjerime në masën e duhur në Dokumentin Final, I cili më pas do ti kalojë Komisionit të Veprimtarive Prodhuese të Kuvendit, për të marrë dhe mendimin përfundimtar të këtij Komisioni, përpara se Ministri I Bujqësisë më pas me një urdhër të veçantë ti jap formë përfundimtare të këtij Akti Normativ. Dëshiroj të theksoj që për herë të parë në Shqipëri, ne kemi një dokument të plotë I cili rregullon saktë dhe me referenca të qarta ndërkombëtare, duke kaluar tek normat e Bashkimit Evropian për çështje të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe të miellit. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe shpresoj që këtë proces ta finalizojmë shumë shpejt në fund të javës së ardhshme. 
 

Më të lexuarat