BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Cili është asi nën mëngë i Ben Blushit që i bën presion Edi Ramës dhe çfarë fsheh për jetën sekrete të kryeministrit?

Cili është asi nën mëngë i Ben Blushit që i
Mes Ben Bushit dhe Edi Ramës ka një mister të madh. Ben Blushi, sfidanti për të marrë drejtimin e PS dhe më pas të qeverisë, nuk e ka përdorur të gjithë arsenalin e armëve që disponon kundër Edi Ramës, pengesës kryesore në rrugën për t’u bërë lideri i së majtës shqiptare. 24 orë pas intervistës dramatike të Edi Ramës në Opinion, ku çdo pyetje për Blushin ishte një shigjetë e ngjyer në helm, Ben Blushi befas ka ulur tempin e betejës, duke shtensionuar deri diku situatën. Kur pritej një përshkallëzim i konfliktit dhe elektrizimi i raportit me Ramën, Ben Blushi është treguar më i matur dhe i tërhequr në emisionin Zonë e Lirë. Nuk bëhet fjalë për një tërheqje të Blushit, me qëllim për të lënë një shteg hapur, por bëhet fjalë për hijen e një miqësie të gjatë dhe për një mister madh. Në respekt të kësaj miqësie, Ben Blushi refuzoi të fliste edhe mbi atë çka ndodhi në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, ku Edi Rama humbi qetësinë dhe kontrollin, ndërsa hodhi një gotë uji në drejtim të Blushit. Ky i fundit tha se në atë mbledhje kanë ndodhur shumë gjëra të shëmtuara, por preferoi të tregohej i rezervuar. “Unë kam bërtitur më shumë se ç’duhet atë ditë për shkaqe që nuk vareshin nga unë dhe kam bërë një premtim që do ta mbaj; kam premtuar që të mos tregoj çfarë ndodhi aty”, ka theksuar Blushi. Po gjatë kësaj mbledhje, Ben Blushi ka artikuluar një deklaratë bombë, çka konfirmuar se mes tij dha Ramës ka shumë të pathëna. Blushi i ka kujtuar Ramës se po t’ia dinin socialistët pazaret me Sali Berishën siç ia dinte ai, do ta kishin larguar me kohë nga partia. Ndërkaq, gjatë emisionit Zonë e Lirë, Ben Blushi tha se i dinte shumë gjëra Edi Ramës, për shkak të miqësisë së vjetër që ndan me të. Pra, Ben Blushi po i mëshon kësaj teze, duke vënë nën presion shefin e qeverisë, Edi Rama. Po çfarë sekret i madh qëndron mes Ben Blushit dhe Edi Ramës? Cili është asi nën mëngë i Ben Blushit ndaj Edi Ramës? Pse ky i fundit e ka humbur qetësinë ditët e fundit? Çfarë di vallë Ben Blushi për Edi Ramën? A do ta armiqësonte Edi Ramën me socialistët sekreti i Ben Blushit? Bëhet fjalë për kaseta komprometuese, video, fotografi etj? Apo Blushi është në dijeni të ndonjë raporti special të Edi Ramës me elementë të caktuar? Cilat janë pra atë gjërat private që Ben Blushi di për Edi Ramën? Misteri u takon vetëm Edi Ramës dhe Ben Blushit, por në rrethet politike dhe mediatike ka një kureshtje të madhe. 
 
Lëvizja e Blushit 
Duket se në raportet e ndera mes Ben Blushit dhe Edi Ramës nuk ka më kthim prapa, por ka shumë pikëpyetje sa i takon finalizimit të lëvizjes së Ben Blushit. Ky i fundit vijon të mohojë planin për krijimin e një partie të re, duke theksuar se do të vijojë rezistencën, duke qenë pjesë e Partisë Socialiste. Dhe në fakte efektet e aksionit të Blushit janë shumë të mëdha, duket se deputeti vijon të mbetet pjesë e partisë politike më të madhe në Shqipëri. Por, nga ana tjetër, nga rrethi i Edi Ramës, ka pasur disa zëra, të cilët kërkojnë përjashtimin e Blushit nga Partia Socialiste. Më i zjarrti është Vangjush Dako, por po aq të zjarrtë janë edhe Taulant Balla dhe Erion Braçe. 
 
Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat