BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Deputetët e PD shpërthejnë kundër Lulzim Bashës, Mesila Doda: Po e kthen partinë në sindikatë

Deputetët e PD shpërthejnë kundër Lulzim Bashës, Mesila
Shtohen deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kritikojnë publikisht mënyrën se si Lulzim Basha po udhëhiqet dhe drejton këtë parti, një vit pas dorëheqjes plot dyshime dhe pikëpyetje të liderit historik, Sali Berisha. Nëse numri i deputetëve që nuk pajtohen në heshtje me aksionet politike të Lulzim Bashës, është më shumë se gjysma, po shtohen edhe zërat publikë që kundërshtojnë opozitën e Lulzim Bashës. Pas Jozefina Topallit, e njohur si rivalja e përbetuar e Lulzim Bashës në PD, kritike ndaj aksioneve të kryetarit, është shprehur edhe deputetja Mesila Doda, pjesë e linjës anti-Basha në Partinë Demokratike. Zonja Doda ka pohuar se ndërsa mazhoranca po i bën opozitë vetes, Lulzim Basha organizon bisedime me sindikatat, duke nënkuptuar se po e kthen Partinë Demokratike në sindikatë. Edhe pse është pjesë aktive e politikës, zonja Doda shprehet se politika po vdes nga pak e përditë. “Në vendin tonë politika po vdes nga pak e përditë. Të fortët e maxhorancës jan? vërsulur e po bëjnë opozitarët e qeverise së tyre, LSI deklaron se po bën opozitën ndërsa ka pjesë të rëndësishme në qeverisje dhe vendimarrje, ndërsa ligjet miratohen si tulla muratori...e djathta organizon bisedime me sindikatat”, ka pohuar Doda, duket qartësuar edhe një herë pozicionin e saj kundër linjës së Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Ndërkaq, vetëm disa ditë më parë, deputetja demokrate Mesila Doda, ka rikonfirmuar divergjencat në Partinë Demokratike pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të selisë blu. Deputetja Doda ka akuzuar Bashën për përjashtimin nga lista e anëtarësisë të votuesve që mbështetën Sokol Olldashin, kur garoi për kryetar partie. “Shumë të rinj nuk po regjistrohen vetëm kanë mbështetur Olldashin”, deklaroi Doda. Po ashtu, edhe Jozefina Topalli ka kritikuar udhëzimin e Lulzim Bashës për zgjedhjet në PD, ndërsa i ka kujtuar se do të mbajë përgjegjësi për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme lokale. 
 
Akuza e Jemin Gjanës 
 
Deputetë të PD kanë akuzuar Sali Berishën se e ka mbushur parlamentin me shokët dhe shoqet e Argitës dhe Shkëlzenit, duket iu referuar emrave në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 23 Qershorit, listë e cila përfshinte të gjithë rrethin klientelist të familjes Berisha. Akuza ka ardhur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, i cili në mënyrë të tërthortë ka goditur Berishën, pasi ky i fundit e zëvendësoi Gjanën në Kuvend me një shok të së bijës. “Doemos ne mund të mësojmë prej tyre që ndonjë dite të mund ta nxjerrim Parlamentin tone nga rrjeti ogurzi i grupeve të parave të pista dhe të duzinave me emra që nen mandatin e deputetit fshehin krim e rrjete krimi, madje ta nxjerrim dhe përtej shokëve të fëmijëve apo fëmijëve të shokëve”, ka pohuar ai.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat