BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputetët e PS akuza Lindita Nikollës: Po rrënon arsimin me emërime nepotike

Deputetët e PS akuza Lindita Nikollës: Po rrënon arsimin me
Deputetët e Partisë Socialiste kanë akuzuar dje Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se po rrënon arsimin me emërime nepotike. Akuzat e deputetëve janë bërë në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ministrja në fjalë po raportonte për maturën shtetërore. Ka qenë deputeti Dashamir Kamberi ai i cili ka adresuar akuza ndaj ministres, duke deklaruar se shokët e klasës dhe familjarët po i vendos në krye të drejtorive arsimore. Kamberi theksoi se shoku i saj i klasës tashmë drejtor i Zyrës Arsimore në Tepelenë jo vetëm që nuk plotëson kriteret për atë post, por po kontribuon për rrënimin e arsimit në këtë zonë. Për socialistin Kamberi, drejtoret e shkollave nuk plotësojnë asnjë kusht ndërsa mësuesit japim mësim jashtë profilit, ndonjëherë edhe në gjendje të dehur.
 
“Mësues që kacafyten, rrihen, mësues dhe drejtorë nën efektin e pijeve, nxënës që rrahin mësues. Është jashtë rolit, nuk kryen detyrën në rolin e më të pafatit përgjegjësi i zyrës arsimore. Ka qenë shoku i klasës së ministres, po mbahet arbitrarisht nga ministrja”, deklaroi Kamberi. Akuzat e deputetit për një seksion arsimor të emëruar politikisht dhe me njohje personale nuk janë pritur mirë nga ministrja Nikolla.
 
“Ka qenë në kurs me mua krahas 80 të tjerëve. Një drejtor që fitoi konkursin pa asnjë lloj ndikimi nga ministrja e Arsimit. Drejtuesi i arsimit në Tepelenë është ndër 5 më të vlerësuarit në Shqipëri. Tepelena iu kthye ca serioziteteve që jo gjithkush i pëlqen”, tha ministrja. Por deputeti Dashamir Kamberi në kërkesën drejtuar ministres për largimin e drejtorit të zyrës Arsimore Tepelenë rendit edhe disa fakte ku ai si përgjegjës nuk ka reaguar. Një ndër to është edhe vjedhja e regjistrave në qytetin e Memaliaj nga vetë maturantët. Kritikat e deputetëve socialist ndaj disa ministrave, kryesisht për emërimet në administratë, kanë filluar të thellohen edhe më shumë, ashtu sikurse edhe të bëhen publike në prani të mediave.
 
Në këtë kuadër, një javë më parë, ka qenë një tjetër ligjvënës i majtë, Tom Doshi ai i cili ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po emëronte në Policinë e Shtetit vetëm tepelenas, duke e krahasuar këtë situatë, të njëjtë me atë të qeverisë Berisha, ku në policia ishte mbushur me tropojanë. 
 

Më të lexuarat