BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

Deputetët e PS: Mbështesim INUK, Basha ka harruar që është kryetar Bashkie, e ka lënë vendin bosh

Deputetët e PS: Mbështesim INUK, Basha ka harruar që
Deputetët socialistë të Tiranës i'u janë përgjigjur akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike për prishje selektive të ndërtimeve në kryeqytet. Ata kanë thënë se mbështesin aksionin e nisur nga INUK për të liruar hapësirat publike.
 
"Në mënyrë të përsëritur selia e Partisë Demokratike po akuzon kryeministrin për prishje selektive të ndërtimeve të paligjshme që kane zënë rrugët, trotuaret dhe çdo hapësirë komunitare në Tiranë. Sipas tyre nuk po prishen ndërtime të paligjshme që janë ndërtuar apo shfrytëzohen nga njerëz të Partisë Socialiste. Si përfaqësues të kryeqytetit në Kuvend ne e mbështesim plotësisht veprimtarinë e INUK-ut për t'i çliruar më në fund rrugët e trotuaret nga pushtuesit e paligjshëm që po u marrin frymën prej vitesh banorëve të kryeqytetit", janë shprehur ata.
 
Më tej deputetët socialistë kanë nënvizuar se ndërtimet që nuk janë prishur, janë legalizime kriminale që sipas tyre janë bërë nga qeverisja e Partisë Demokratike.
 
"Por duke verifikuar akuzat e PD në komunitetet tona, kemi nxjerre një konstatim dhe një pyetje. Së pari, rezulton që në jo pak raste ndërtime të mbetura pa prishur aty ku ka kaluar INUK-u janë me tapi që rezultojnë prej legalizimit të bërë nga qeveria e mëparshme. Legalizime vërtet kriminale që jo vetëm kanë krijuar pronarë mbi trotuare po kanë krijuar edhe një faturë shpronësimi të papërballueshme për shtetin nëse do të prisheshin sot për sot. Kjo do të thotë se PD jo s'duhet të flasë, por duhet të kërkojë ndjesë për këto turpe prej betoni që ka mbjellë dhe hipotekuar në kurrizin e komuniteteve", kanë thënë ata.
 
Më tej, deputetët socialistë kanë përmëndur edhe kryebashkiakun Basha, duke thënë se qëkur është bërë kryetar i PD, ka harruar detyrën e tij në Bashki.
 
"Jo më kot ne kemi thënë me kohë se Lulëzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi e ka lënë bosh vendin që mori me zor. Por sot u themi kolegëve tanë deputetë të Tiranës t'ia kërkojnë Lulit t'i prishë të gjitha ato që nxirrni në fotografi të selia, sepse kjo është një detyrë parësore e Inspektoriatit të Bashkisë", kanë thënë në fund deputetët e PS.
Është vërtet për të ardhur keq se ku është katandisur Bashkia pa kryetar dhe opozita me kryetarin që ka!