BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Deputetët e PS në unison për zgjedhje të parakohshme: Zgjidhja e vetme për reformën, test për qeverinë

Deputetët e PS në unison për zgjedhje të parakohshme:

Partia Socialiste është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse reforma në drejtësi do të dështojë. Pas deklaratës për fushatë elektorale të kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua popullit se është opozita ajo që po bllokon në vazhdimësi reformën në drejtësi, deputetët e Partisë Socialiste në unison mbështesin mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja rrugë për t’i dhënë përgjigje jo vetëm draftit për reformën në drejtësi, por edhe reformave të tjera të ndërmarra gjatë tre viteve, nga kjo qeveri. Në kushtet kur opozita i del kundër edhe ndërkombëtarëve, ligjvënësit e majtë e shohin më të udhës që t’i drejtohen popullit për reformimin e drejtësisë. Deputeti Namik Kopliku theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë hapi më i mirëmenduar, duke ia lënë zgjidhjen popullit. “Shkuarja në zgjedhje të parakohshme do të ishte hapi më i duhur dhe më i përshtatshëm, për t’i dhënë të drejtën popullit vetë të vendosë për reformën në drejtësi e akoma më shumë se ajo reformë”, u shpreh deputeti Kopliku. Socialisti Arben Çuko duke apeluar thotë që, pas 21 korrikut të përgatitemi për zgjedhje, nëse nuk do të bëhen votat e mjaftueshme për miratimin e reformës në drejtësi. Deputeti socialist shprehet se ndoshta ka ardhur momenti që të flasë vetë populli, pasi PD-PS nuk po e gjejnë dot zgjidhjen me njëra-tjetrën. “Nëse nuk do të bëhen votat më 21 korrik që kjo reformë të miratohet, atëherë le ta vendosë populli. I takon popullit të votojë nëse duhet bërë reforma në drejtësi. Mazhoranca gjithmonë ka qenë e gatshme, i ka bërë oferta opozitës, ka lëshuar pe, dhe tani jemi në kushtet që sërish opozita nuk e miraton, as propozimin e ndërkombëtarëve nuk e pranoi. Tani, le të dalim në zgjedhje të parakohshme dhe ta vendosë populli nëse duhet miratuar apo jo reforma në drejtësi”, u shpreh deputeti Çuko.

Qefalia, Sterkaj dhe Abazi

Xhemal Qefalia thotë se opozita po turpëron vendin para të huajve, ndërsa thekson se s’ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve. “Për mendimin tim, nuk ka rrugë tjetër! Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe ta vendosin qytetarët, se opozita nuk do që reforma të miratohet. Po shpik kushte nga më të ndryshmet, dhe sërish jemi këtu ku jemi. Tani edhe opozita të pranojë këtë rrugë, meqenëse nuk e jep votën për reformën. Megjithatë, ne shpresojmë që të arrihet një konsensus deri më 21 korrik, që mos ta turpërojmë vendin para ndërkombëtarëve”, tha Qefalia. Deputeti Abazi shpreson në votimin e reformës në 21 korrik, por nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë për zgjedhjet e parakohshme. “Ne duam që reforma të votohet më 21 korrik. E kemi treguar që jemi të gatshëm ta votojmë që nesër. Por, opozita, Lulzim Basha si gjithmonë nxjerr pretekste të kota; tani duan të na fusin në konflikt edhe me ndërkombëtarët”, u shpreh Abazi. Ndërsa Paulin Sterkaj është për një rrugëzgjidhje nëse reforma nuk miratohet. “Reformën ne duam ta miratojmë, të shohim se çfarë do të ndodhë më 21 korrik. Pastaj, le të mendojmë për një zgjidhje tjetër”, u shpreh Sterkaj. 

Eneida Jaçaj

Më të lexuarat