BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Deputetët e PS vendosin të shkarkojnë Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin, porositen të mos rrjedhin votat

Deputetët e PS vendosin të shkarkojnë Ardian Fullanin dhe Elivar
Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë dje vendimin për të shkarkuar ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe ish-Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi, në seancën plenare të së enjtes. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e grupit, Gramoz Ruçi, kanë kërkuar që deputetët të votojnë pro shkarkimit të Fullanit dhe Golemit. Në mbledhjen e cila zgjati 30 minuta, e cila u drejtua nga vetë kreu i qeverisë, kanë qenë të pranishëm të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë. Vendimi për shkarkimin e ish-guvernatorit dhe ish-inspektores ka ardhur dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi masën “arrest shtëpie” për Fullanin, i arrestuar më datë 5 shtator, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Sipas burimeve, bëhet me dije se të gjithë ministrat dhe deputetët kanë qenë në unison sa i përket vendimit për shkarkimin e Fullanit dhe zonjës Golemi. Po ashtu, burimet kanë sqaruar se kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, një ndër të parët deputetë që ka reaguar mbi vjedhjen e 7 milionë dollarëve, arrestimit të Fullani dhe vendimit të Gjykatës së Apelit, nuk ka bërë asnjë koment në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. 
 
Rama, deputetëve: Jo takime me grupet e miqësisë
 
Pas diskutimeve për futjen në rend dite në seancën plenare të së enjtes për shkarkimin e ish-guvernatorit dhe ish-inspektores, një tjetër çështje e cila ka qenë objekt diskutimesh në mbledhjen e grupit, ka qenë dhe mungesa e kuorumit në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare. Në këtë kuadër, mësohet se kreu i qeverisë ka urdhëruar deputetët të mos zhvillojnë asnjë takim me grupet e miqësisë, pasi mungesa e deputetëve, do të bllokonte punën për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve. Sipas burimeve, bëhet e ditur se kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve të shtyjnë takimet me grupet e miqësisë në muajt janar dhe gusht të vitit që vjen. Sipas Ramës, deputetët janë të lirë të zhvillojnë takime me grupet e miqësisë vetëm në periudhën e pushimeve, pasi angazhimi i deputetëve me grupet e miqësisë, sipas Ramës, bllokon punën e komisioneve dhe seancave plenare. Po ashtu, burimet sqarojnë se, kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi u kanë kërkuar deputetëve të përgatiten për projektligjet që do të kalojnë për votim në seancën plenare të ditës së enjte. “Mungesa e opozitës nuk do të thotë se nuk duhet të jeni të përgatitur dhe për diskutime”, mësohet të jetë shprehur kryeministri. Burime bëjnë të ditur se, kreu i qeverisë, nuk do të tolerojë më asnjë deputet që mungon në komisionet e përhershme parlamentare, seancat plenare dhe mbledhjen e grupit.
 
Caktohet koordinator për lidhjet deputet-ministër
 
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit Gramoz Ruçi, ka njoftuar deputetët dhe ministrat se në çdo Ministri do të ketë një koordinator për të mbajtur lidhjet mes deputetëve dhe ministrave. Por, koordinator do të ketë edhe në Kryeministri. Duket se ky është një vendim, që vjen pas rezervave që deputetë të caktuar kanë lëshuar, për moskorrektesë të ministrave ndaj tyre. Megjithatë, deputetët socialistë shprehin rezerva ndaj një vendimi të tillë. Ata janë shprehur se vendosja e një koordinatori ndërpret raportet direkte ministri-deputetë dhe ndërpret mundësinë për t’i dhënë një zgjidhje të shpejtë problemeve që shoqërojnë elektoratin e tyre.
 
Rama takim 3 orë me deputetët e Gjirokastrës dhe Tiranës 
 
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar në mbledhjen e parë të grupit parlamentar në fillim të sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama ka planifikuar tre orë pas mbledhjes së grupit për të biseduar me deputetët e zonave përkatëse dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Kështu, ditën e djeshme, pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i qeverisë ka takuar deputetët e zonës së Gjirokastrës dhe Tiranës për të folur nga afër për shqetësimet e tyre, lidhur me reformën në administratë, zgjedhjet lokale, performancën e drejtorëve të PS, etj. Në takimin që ka zgjatur përreth tre orë, kanë qenë të pranishëm dhe ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët i janë përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të deputetëve. 
 
Braçe: Të enjten shkarkojmë Fullanin dhe Golemin, pas vjedhjes historike dyshja nuk do jetë më në bankë
 
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëherësh deputeti socialist, Erjon Braçe, një ndër të parët deputetë që ka reaguar për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, që ka kërkuar shkarkimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, që ka kërkuar arrestimin e tij dhe ndër të parët që ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ka konfirmuar se në seancën Parlamentare të ditës së enjte do të shkarkohet Fullani dhe ish-inspektorja e përgjithshme e BSH, Elivar Golemi. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, disa orë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Braçe pohon se të paktën dyshja Fullani-Golemi nuk do të jenë më në Bankën e Shqipërisë, pas vjedhjes historike të ndodhur. “Të enjten në Kuvend,i shkarkojmë të dy, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë! Të paktën në Bankë nuk do jenë më pas vjedhjes historike të ndodhur atje!!”, deklaroi Braçe në një postim në Facebook. Reagimi i Braçes vjen fill pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, mbledhje në të cilën u mor vendimi unanimisht nga deputetët socialist për shkarkimin e ish-guvernatorit Fullani dhe ish-inspektores së përgjithshme, Elivar Golemi. Ndërkohë vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Fullanit, Braçe e konsideroi si një turp. “E nxorën!!Nuk mund ta mbanin dot më!! Kjo është gjykata në Shqipëri; Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emëroi inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!! Turp e faqja e zezë!!Kjo vetëm drejtësi nuk është!! Kjo është kështu: Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund, kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!!”, është shprehur Braçe. Joana Tafa
 

Më të lexuarat