BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputetët Parid Cara, Pjerin Ndreu, Mark Frroku dhe Vangjel Tavo kundër ndarjes territoriale

Deputetët Parid Cara, Pjerin Ndreu, Mark Frroku dhe Vangjel Tavo
Tre deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë shprehur dje kundër hartës finale për ndarjen territoriale. Deputetët e PS, Parid Cara dhe Pjerin Nderu, si dhe deputeti i LSI, Vangjel Tavo, shprehen kundër variantit përfundimtar të ndarjes administrative. Po ashtu, edhe deputeti Mark Frroku, deri më tani pjesë e mazhorancës, është shprehur kundër reformës administrative. Ai ka deklaruar dje votën kundër. Ndërkaq, Parid Cara ka pohuar dje se vota e tij do të jetë kundër nëse Kryevidhi nuk do të jetë nën varësi të Kavajës, sipas parashikohet në variantin e miratuar dje në qeveri. Sipas tij, nëse kjo hartë e ndarjes së re territoriale do të jetë në këtë version ai do ta kundërshtojë. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputeti Cara bëri me dije se gjatë 24 viteve të fundit, Kavajën e kanë copëtuar.
 
“Miq, harta e re e propozuar për ndarjen e territorit të Kavajës nuk ka marrë formë përfundimtare. Po nëse vendoset për versionin ku zona e Kryevidhit nuk do të jetë në administrimin e Kavajës siç ka qenë dekada me radhë, atëherë në cilësinë e deputetit të zonës do të ndërmarrë hapa konkrete për ndryshimin e kësaj situate”, ka pohuar Cara. Cara ka shtuar se nuk ka ndërmend ta votojë dhuratën që i bëhet partive politike. “Tani mund të them vetëm diçka: Nuk kam ndërmend të votoj dhuratat që u bëhen partive duke shkelur mbi interesat e popullsisë kavajase”, tha Cara. Cara theksoi se Kryevidhi është i lidhur me historinë e Kavajës.
 
“Kjo zonë është e lidhur me Kavajën si nga pikëpamja historike ashtu edhe nga traditat dhe kultura, ndaj do përpiqem me gjithë forcën që më jep ligji që të vë në vend këtë padrejtësi që po i bëhet qytetit tonë. Gjatë 24 viteve te fundit, Kavajën e kanë copëtuar në forma të ndryshme, por tani nuk duhet të jetë më kjo kohë. Nëse do propozohet ky variant final, vota ime do të jetë kundër Reformës Territoriale”, përfundon mesazhin e tij Parid Cara. Ndërkaq, kundër ndarjes së re administrative është shprehur edhe Vangjel Tavo. Ky i fundit kundërshton bashkimin e Himarës me Vranishtin. Duke u ndalur tek çështja e Himarës, Tavo ka propozuar që të pyeten vetë himariotët nëse duan apo jo të bashkohen me Vranishtin. Vangjel Tavo është shprehur kundër variantit për Reformën Territoriale për bashkimin e minoritetit grek me Konispolin dhe Delvinën. “Jam kundër bashkimit të minoritetit me Konispolin dhe Delvinën. Bashkimi shkel të drejtat e njeriut”, kështu u shpreh deputeti i LSI. Sipas Tavos, ky është një variant që shkel parimet e Reformës Territoriale. Ndërkohë, nga ana tjetër ai është shprehur pro krijimit të Bashkisë së Konispolit. “Jam pro krijimit të Bashkisë së Konispolit dhe jam pro variantit 5 të paraqitur”, shtoj më tej Tavo. 
 

Më të lexuarat