BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Dita ndërkombëtare e Doganave, aplikohet kanali jeshil, Rama: Transformimi i mallrave në pika të shpejta dhe të efektshme

Dita ndërkombëtare e Doganave, aplikohet kanali jeshil, Rama:
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ditën ndërkombëtare të Doganave, në qytetin e Durrësit, ku do të aplikohet për herë të parë kanali jeshil, i quajtur ndryshe dhe përzgjedhja pa kontroll doganor. 
 
Shefi i qeverisë në këtë aktivitet ishte së bashku me Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani,  dhe Drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali, kanë lançuar procedurat e kanalit jeshil.
 
Kryeministri ka parë nga afër procedurat, që kryhen në këtë doganë për zhdoganimin e mallrave të importit dhe eksportit. 
 
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të vizionit tonë për ta transformuar marrëdhënien me biznesin në një marrëdhënie partneriteti. Nga ana tjetër për t’i transformuar të gjitha pikat e hyrjes dhe të daljes së mallrave në Shqipëri, jo në pika torturash dhe pengmarrjeje, por në pika të një funksionimi të shpejtë dhe të efektshëm të shërbimeve. 10 minuta punë për të mbaruar punë, pas një epoke ku në letra minimum ishte 3 orë, por në realitet shkonte dhe tre ditë. Një mënyrë për të shpërblyer mundin, djersën, sakrificat, dhe njëkohësisht raportin korrekt me ligjin të gjithë atyre sipërmarrjeve shqiptare që janë torturuar nëpër dogana dhe janë torturuar përballë gjithfarëlloj hajdutësh dhe sekserësh. Kjo është një epokë e mbyllur. Epoka e re që kemi hapur do të vazhdojë të sjellë risi në funksion të lehtësimit total të tregtisë në këtë vend, për eksportuesit dhe importuesit, për të gjithë ata që nuk kanë kohë për të humbur në doganë, pasi kohën e kanë të çmuar dhe me kohën e tyre krijojnë vende pune, krijojnë mirëqenie për të gjithë të tjerët”, theksoi Rama
 
Cani: Procedurat nuk shmangin kontrollet e subjekteve 
 
Nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se kjo procedura e shpejtë nuk do të eliminojë kontrollet e subjekteve, por ato të vijojnë në bazë të informacioneve që kanë doganat në shkallë vendi. 
 
“Përzgjedhja e biznesit për kanalin jeshil ose jo, ka të bëjë shumë dokumentacionin, por është automatike, pra nuk është përzgjedhje njerëzore, duam këtë apo atë. Pra, biznesi përfiton në kosto, në barriera, në kohë, që është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe dogana përfiton se në vend që të merret me të gjithë kontrollet siç bën sot, 100 % kontrolle, do të ulet në mënyrë të dukshme numri i kontrolleve. Përfitimi është i përbashkët, marrëdhëniet e përfitimit janë të përbashkëta, por po bashkërisht duhet të mirëkuptojmë njëri-tjetrin që të zbatojmë më rreptësi ligjin që është një kërkesë doemos që e kërkon publiku, e kërkon koha që ne të jemi evropianë, por me zbatim të plotë të ligjit në luftë kundër korrupsionit dhe veprimtarisë informale”, tha Cani
 
Spiropali: Bizneset përfituese të kanalit jeshil
 
Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shtoi se një numër i konsiderueshëm subjektesh të rregullta kanë përfituar nga kanali jeshil, duke kursyer kohën për zhdoganim të mallrave.
 
“Kanali jeshil ka disa avantazhe që janë avantazhe të dukshme dhe të qarta për komunitetin e biznesit. E para dhe kryesorja është ulja e kostove dhe ulja e kohës që bizneset kalojnë në doganë, shmangja e çdo barriere administrative që bizneset kanë në lidhje me doganën dhe kryesorja shmangja e kontaktit fizik mes doganierit dhe biznesit. Kanali jeshil është një sistem i sofistikuar, moduli selektiviteti të analizës së riskut, i cili mundëson shmangien totale të kontrollit dokumentar dhe kontrollit fizik të mallrave. Nga ana tjetër bizneset të cilat janë të ndershme, biznese të cilat kanë rekorde shumë të mira në dogana apo në tatime, që janë zbatues të përpiktë të ligjit dhe që kanë bërë investime në sistemin e tyre IT, mund të përfitojnë nga kanali jeshil. Kjo rrit edhe konkurueshmërinë e tyre, por rrit edhe nevojën, dëshirën e bizneseve të tjera për të arritur në këto standarde. Pra, është dhe një stimul për këto biznese të ndershme të kenë një marrëdhënie të drejtë fiskale me shtetin shqiptar”, tha Spiropali
 
 

Më të lexuarat