BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ditmir Bushati jep alarmin: Në Shqipëri ka xhihadistë, ja si rekrutohen nga organizata ISIS

Ditmir Bushati jep alarmin: Në Shqipëri ka xhihadistë, ja si
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka pranuar publikisht se në Shqipëri ka xhihadistë. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kanadez, John Baird, Ministri i Jashtëm Shqiptar, ka deklaruar se ISIS po rekruton shqiptarë duke shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të vendit tonë, ndërsa ka sqaruar më tej dhe mënyrën e rekrutimit të shqiptarëve nga organizata ISIS. Kjo sipas Bushatit, është dhe një ndër arsyet e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. “Shqipëria nuk e ka mohuar, është e vërtetë që në zona të caktuara ka njerëz të cilët janë rekrutuar për qëllime famëkeqe. Terrorizmi dhe veprimet ekstreme në gjykimin tonë nuk kanë lidhje me fenë, me besimet fetare dhe me harmoninë fetare, që Shqipëria e ka një aset të paçmuar, dhe kjo besoj është një nga arsyet pse Papa Françesku vendosi që të vizitojë Shqipërinë si destinacionin e parë evropian, për të dhënë një mesazh edhe më kuptimplotë në këtë drejtim”, deklaroi Bushati. 
 
Bashkëpunimi 
 
Ministri tha më tej se, vendi ynë po bashkëpunon me të gjitha autoritetet për të luftuar fenomenin e shumë përhapur tanimë, të xhihadit. Sipas tij, ky fenomen nuk ka prekur vetëm Shqipërinë por, edhe vende të tjera të rajonit, vende evropiane. Por, sipas Bushatit, ka një dallim që terreni social në Ballkan dhe në Shqipëri në disa raste e ndihmon fenomenin më shumë sesa terreni social në vende me demokraci dhe ekonomi më të stabilizuar, çka sipas tij, instrumentet ekonomikë dhe shoqërorë për rajonin janë vendimtare edhe për adresimin e këtij fenomeni. “Shqipëria bashkëpunon me të gjitha autoritetet, si ato në rajon ashtu edhe partnerët tanë, për ta luftuar këtë fenomen, për ta izoluar sa më shumë të jetë e mundur, dhe është e rëndësishme që lufta ndaj këtij fenomeni të mos kuptohet thjesht në sensin represiv të fjalës, por të shoqërohet edhe me masa, së bashku me aleatët, të karakterit ekonomik dhe social. Është një fenomen që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të rajonit, ka prekur edhe vende evropiane, por ka një dallim, që terreni social në Ballkan dhe në Shqipëri në disa raste e ndihmon fenomenin më shumë sesa terreni social në vende me demokraci dhe ekonomi me të stabilizuar dhe prandaj mendojmë që çështja e instrumenteve ekonomikë dhe shoqërorë për rajonin është vendimtare edhe për adresimin e këtij fenomeni, efektet e të cilit nuk ndihen vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë”, pohoi Bushati.
 
Ministri i Jashtëm Kanadez
 
Ministri i Jashtëm i Kanadasë, John Baird, ka komentuar operacionin e vendit të tij dhe Shqipërisë të ndihmës ushtarake në Irak. Më tej ai ka komentuar gjithashtu, përpjekjen e Rusisë për të hapur bisedime për statusin politik të Ukrainës Lindore dhe pavarësinë e kësaj krahine, duke deklaruar se provokimet e Presidentit Putin pak ditë përpara Samitit të NATO-s janë vërtet shumë shqetësuese.“Kanadaja e ka treguar mjaft qartë pozicionin e saj. Është totalisht e papranueshme që në vitin 2014 një person në Kremlin të mendojë se duke përdorur forcë ushtarake mund të rihartojë kufijtë e Evropës. Këto provokime të Presidentit Putin pak ditë përpara Samitit të NATO-s janë vërtet shumë shqetësuese dhe do të kërkojnë një përgjigje. Kanadaja e vlerëson shumë partneritetin me Shqipërinë në këtë luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, i cili do të vazhdojë të jetë sfida më e madhe e të gjithë gjeneratës sonë, fatkeqësisht edhe për vitet e ardhshme”, deklaroi ai. Joana Tafa
 

Më të lexuarat