BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Dritëhijet e shpërthimeve “terroriste” dhe vetëglorifikimi i Tahiri-Didi si Falkone-Borselinot e Tiranës

Dritëhijet e shpërthimeve “terroriste” dhe
Shumë zhurmë, panik, xhama të thyer dhe shumë paradokse për asgjë. Shumë dritëhije, shou, alarme të rreme dhe spektakël me C4, tritol dhe mina me sahat, për të zbuluar dhe identifikuar një Xhovani Falkone dhe një Borselino në Tiranë, heronj këta që shqiptarët i kishin para syve, por çuditërisht nuk i kanë parë.
 
Tre minat me sahat, që tronditën kryeqytetin shqiptar mëngjesin e së martës, përpos resë së pluhurit të shpërthimit, kanë lënë pas edhe një mjegull me dyshime dhe pikëpyetje. Vendin e tronditjes dhe panikut të parë tashmë e kanë zënë pistat e mundshme. Prej disa ditësh, në selitë e partive, në tavolina, në rrethet politike dhe mediatike janë hedhur shumë teza dhe pista. Gjithçka sillet rreth ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
 
Sajmir Tahiri është viktimë apo hero? Kjo është pyetja. Kjo është dilema që duhet zbërthyer. Përpos enigmave, ka edhe disa detaje dhe konjuktura politike qartësisht të dukshme. Nuk ka dyshime se vala e atentateve dhe shpërthimeve me tritol në Tiranë ka forcuar pozitat, ka faktorizuar dhe ka shpallur hero ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Vartësi i tij, Artan Didi, jo rastësisht hoqi paralele me atentatet në Itali dhe me Falkonen e Borselinon. Kush e identifikon sot veten me Xhovani Falkonen? Cili është Borselino? Kush qenka Cosa Nostra që po kanos heronjtë tanë? A mundet që Cosa Nostra të shpallet hero për së gjalli? 
 
Tahiri forcon pozitat pas ngjarjes, i shpëton shkarkimit  
 
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, po kalonte një moment të disfavorshëm politik. Në Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ditët e fundit, ishte riaktivizuar grupi i deputetëve kundër tij. Komisioni i Sigurisë e priste prej dy javësh Tahirin në raportim për tritolin dhe kokainën. Ky grup ishte përgatitur për ta kryqëzuar ministrin në një seancë epike dëgjimore, sa i takon nivelit të pasigurisë, fshehjes së shifrave të zbulueshmërisë së vrasjeve për vitin 2014, bilanceve të dështimit, vatrave të kokainës, për çerdhen nepotike në Ministrinë e Brendshme dhe në kupolën e policisë, për gjobat arbitrare etj. Ndaj kryeministrit Rama po shtohej trysnia për ta shkarkuar ministrin e Brendshëm. Vetëm disa muaj më parë, 12 deputetë kërkuan publikisht shkarkimin, por ministri shpëtoi nga ndërhyrja në Lazarat. Ndërkaq, Komisionit të Sigurisë iu shmang me alibinë e përmbytjeve. Po ashtu, Tahiri i është shmangur edhe statistikave të krimit, për të cilat kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të krahasohen me kohën kur qeveriste Berisha, por me të njëjtën periudhë me vendet e rajonit. Por, shpërthimet në Tiranë, aq më tepër kërcënimi me tritol i familjes së tij, e ka përmbysur situatën në favor të ministrit të Brendshëm. Ai sot është më i sigurt dhe ka shmangur llogaridhënien. Nga ana tjetër, edhe nëse e kishte në plan, kryeministri Rama, pas ngjarjeve në fjalë, ka hequr dorë, të paktën edhe për disa muaj, nga largimi i ministrit. 
 
Policia e pa interesuar për të zbardhur ngjarjen 
 
Shpërthimet në Tiranë u konsideruan menjëherë nga qeveria dhe prokurori si akte të mirëfillta terroriste, duke i dhënë ngjarjes një natyrë dhe dramacitet tjetër. Pra, akt terrorist dhe kërcënim i familjes së Ministrit të Brendshëm nga mafia, për shkak se ministri po luftonte krimin. Madje, u sulmua fort çdo zë dhe çdo faktor që nuk e konsideroi ngjarjen akt terrorist. Ndaj, pas cilësimit të shpërthimeve si akte terroriste, pritej blindimi i Tiranës, pritej angazhim i pazakontë policor, kontrolle, aksione rrufe, bastisje, madje mundësisht edhe ndërhyrje të ushtrisë, siç ndodhi në Francë. Asgjë nga këto nuk ndodhi. As ditën e parë. As të dytën. As të tretën. Policia ka demostruar qartë mosinteresim dhe mungesë vullneti për të zbardhur ngjarjen, ku u godit vetë ministri i Brendshëm. Veprimi policor është në disproporcion, i mefshtë dhe i mekur në raport me ngjarjen e paraqitur. Paradoksi është i pashpjegueshëm. 
 
Përfshirja e familjes së Ramës dhe detajet e ngjarjes 
 
Jo rastësisht pati një tendencë për të përfshirë familjen e kryeministrit, Edi Rama, në shpërthimet që tronditën Tiranën. U përhap me urgjencë lajmi në media se, objekt i sulmit ishte edhe familja e kryeministrit Edi Rama, meqenëse një sasi eksplozivi u gjend në rrugë, pas pallatit ku jeton nëna e kryeministrit. Ky i fundit u përfshi në lojë qëllimisht nga qarqe të caktuara, për të dhënë mesazhin se po goditeshin figurat më të larta të shtetit. Më vonë, u hodh një tjetër pistë për eksplozivin e çaktivizuar. Pozicioni i tritolit u lidh me vendin ku parkonte makinën babai i ministrit të Brendshëm. Ndërkaq, deklarata e ministrit të Brendshëm se nuk i bënte “tërt” syri nga banda që i kishte çuar mesazhin me tritol, ishte mjaft e pabesueshme dhe arkaike.  
 
Pasojat e shpërthimit
 
Asgjë nuk ka ndodhur nga shpërthimet në Tiranë. Thjeshtë disa xhama të thyer dhe një nxirje muri. Tritoli është vendosur në mënyrë të atillë që të mos shkaktojë dëme materiale brenda farmacisë, pra që të mos ketë humbje ekonomike. Banda mund ta kishte dhënë mesazhin edhe më të fortë, nëse eksplozivin do ta kishte vënë para farmacisë. Nga ana tjetër, eksplozivi në banesën e shefit të policisë duket si një skenar për të shuar shumë dyshime të arsyeshme. Për të thënë se u godit shteti në tre nivele; shef policie, ministër i Brendshëm dhe kryeministër. Ndërkaq, ditën e djeshme ka pasur një tendencë për t’i dhënë një trajtë tjetër historisë, për të hedhur një tjetër pistë. Është hedhur pista, sipas të cilës, pas atentateve mund të fshihen ekstremistë dhe grupe të ISIS që janë futur në Shqipëri, si të kamufluar dhe të infiltruar me grupet e refugjatëve sirianë. Madje, u tha se sasia e eksplozivit, i çaktivizuar ditën e djeshme, ishte me gozhdë dhe saçme, të ngjashme me bombat në Boston, që shkaktuan një kasaphanë. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat