BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Dule kërcënon deputetët socialistë me përjashtim nga Kuvendi, kthen seancën në funksion të Berishës

Dule kërcënon deputetët socialistë me përjashtim nga
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Duke, ka degjeneruar dje seancën plenare, duke operuar me dy standarde sa i takon zbatimit të Rregullores së Kuvendit për replikat dhe diskutimet në Kuvend. Pasi shkeli disa herë rregulloren e Kuvendit, duke i dhënë hapësirë Sali Berishës për të hedhur baltë mbi ministrat dhe deputetët socialistë, Vangjel Duke vendosi të zbatonte Rregulloren e Kuvendit për deputetët socialistë, që u akuzuan nga Berisha. Madje Dule kërcënoi me përjashtim nga punimet e Kuvendit deputetin socialist, Armando Subashi, vetëm që ky i fundit i kërkoi që të mos operonte me dy standarde. “Z. Subashi mos më detyroni të zbatoj sanksionet që parashikon Rregullorja e Kuvendit. Rrini në vendin që ju takon”, tha Dule. Më konkretisht, Dule refuzoi t’i jepte fjalën deputetit Koço Kokëdhima, i cili u akuzua nga Berisha disa herë në sallën e Kuvendit. “Nëse do të kishit pak sensin e drejtësisë nuk do t’ju bënte përshtypje kërkesa ime për të folur këtu, sepse nuk e kam përdorur asnjëherë për të mbrojtur veten time, përkundrazi”, iu drejtua Kokëdhima, Dules. Por, u desh ndërhyrja e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi Dules t’i jepte fjalën Kokëdhimës. 
 
Debati mes Berishës dhe Kokëdhimës
 
Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, për herë të parë është ngritur në foltoren e Kuvendit, ku i ka kthyer përgjigje akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, që pothuajse gjatë gjithë seancës së djeshme, ka akuzuar Kryeministrin për afera me deputetin biznesmen Kokëdhima. Berisha i drejtoi Kokëdhimës gazetën “RD”, ku denonconte një ndërtim të ngritur në Qeparo, duke pretenduar që ndërtimi është prona e tij dhe kryeministrit Rama. Kokëdhima ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës, duke ngritur deri edhe gishtin nga foltorja e duke i bërë të qartë se nuk ka asnjë lidhje me pronat apo pallatet që i përmenden në bregdet. Por, këtu debati nuk ka përfunduar, sepse Berisha është ringritur me akuza shtesë dhe Kokëdhima po ashtu, me një sulm të ri ndaj Berishës. 
 
Akuzat për naftën
 
Ish kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Ai e akuzoi atë se dërgon shkresa në dogana. “Kështjella në Himarë ose është e Ramës dhe e tij, apo Gramozit dhe Cacit, por s’kam asnjë fakt t’ua faturoj aty. Por është e Ramës dhe e Koços. Vetëm në 3 muaj është 6-fishuar ky ndërtim. Kam një jetë të gjatë në politikë dhe nuk kam parë kurrë politikan që çojnë shkresa në dogana. Këtë e ka bërë vetëm Kokëdhima që është i çmendur pas naftës”, u shpreh Berisha. Pas orvatjeve të Dules për të mos lejuar Kokëdhimën të replikonte, ky i fundit ia arriti të merrte fjalën. Akuzat e Berishës, Kokëdhima i cilësoi shpifje.  “Unë jam bazuar tek ligji e ju tek shpifjet. Më parë kjo histori më shqetësonte, pasi nëna ime është në moshë të thyer dhe sa herë shihte televizorin, trembej nga Saliu, se e mendonte si Enveri dhe të bën gjëmën. Dhe nuk e dinte se si ishin shprehjet e këtij personi. Dhe sot që më ndjek, i them mos ki frikë nga shpifjet e Saliut, por jeto e qetë, se populli ka shpëtuar prej tij. E bathorizuat gjithë bregdetin e vendit. Ju jeni përgjegjës për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, u shpreh Kokëdhima. Ai përgënjeshtroi Berishën, duke deklaruar se qeveria nuk ka një fushatë prishjesh dhe shkatërrimi në bregdet, por një fushatë dhe plan për ta rindërtuar atë. “Për ta rikthyer mundësinë që ai vend i begatë dhe popull që jeton në bregdet të mos jetë i varfër si e katandisët ju, por të jetojë më pasuritë e veta. Projekti që zbatohet tani në Himarë synon përmirësimin e zonës, dhe shërimin nga ndërtimet e dëmshme, që dëmtojnë këtë territor”, u shpreh deputeti. 
 
Replikat Berisha-Kokëdhima
 
Kokëdhima: Shpifjen që e sajoi vetë në mëngjes dhe na e nxjerr si një burim jashtë vetes. Vite me radhë ai zotëri e ka përdorur për të përbaltur ata që ka përballë. Qindra shpifje dhe përgojime ka bërë për punën time dhe të kompanive  të mia. Kanë shpikur lloj-lloj gjerash ndaj meje, por asgjë nuk kanë ndjekur në rrugë ligjore, nuk keni fituar asnjë proces ligjor ndaj meje. Unë jam bazuar tek ligji e ju tek shpifjet. Më parë kjo histori me shqetësonte, pasi nëna ime është në moshë të thyer dhe sa herë shihte televizorin, trembej nga Saliu, se e mendonte si Enveri dhe të bën gjëmën. Dhe nuk e dinte se si ishin shprehjet e këtij personi. Dhe sot që më ndjek, i them mos ki frikë nga shpifjet e Saliut, por jeto e qetë, se populli ka shpëtuar prej tij. E bathorizuat gjithë bregdetin e vendit. Ju jeni përgjegjës për kontrollin dhe zhvillimin e territorit. Qeveria jonë nuk ka një fushatë prishjesh dhe shkatërrimi në bregdet, por një fushatë dhe plan për ta rindërtuar atë. 
 
Berisha: Kështjella në Himarë ose është e Ramës dhe e tij, apo Gramozit dhe Cacit, por s’kam asnjë fakt t’ua faturoj aty. Por është e Ramës dhe e Koços. Vetëm në 3 muaj është 6-fishuar ky ndërtim. Kam një jetë të gjatë në politikë dhe nuk kam parë kurrë politikan që çojnë shkresa në dogana. Këtë e ka bërë vetëm Kokëdhima që është i çmendur pas naftës. Me ndërhyrjen e tij patologjike në dogana përpiqet të rivendosë pozitën si të vjedhë në tokë, në det, në ajër. Është 10-fishuar squfuri. Sot në Xarë fshatarët janë ngritur në protestë, akuzojnë Ramën e Kokëdhimën se duan t’i marrin tokën, për ato planet e veta. Shikoni dy kullat binjake që kanë ngritur në Himarë, himarjoti që s’e lidh asgjë me atë zonë, përveçse vjedhjet e bëra aty. Shkoni shikoni si i ka lidhur sytë me shami Himarës, me dy kulla i ka zënë gjithë pamjen. Me dy kulla, Koçua i lidhi sytë Himarës. Çdo prishje në bregdet ka vetëm inatet primitive të dy njerëzve që quhen Edi Rama dhe Koço Kokëdhima. Një qime floku po i luajti kujt në atë zonë, ju do jeni përgjegjës.
 
Kokëdhima: Zotëria këtu i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe asnjë të ardhur nuk përfitoi buxheti i popullit shqiptar nga pasuritë e veta nëntokësore. Ia dha të gjithë atyre më të cilët ndante interesat. Mos më trego gishtin mua, dhe mos më bëj shantazhe. Ti do përgjigjesh. Ti ke luajtur me pasuritë e shqiptarëve. Ti do përgjigjesh për këto krime këtu. Ky punon si makineri, vetëm shpif, nuk funksionon në marrje. Tani Albpetroli paguan fitim në buxhetin e shtetit e taksa, gjë që nuk e bënte në qeverisjen tuaj. Vetëm këtë vit qeveria jonë ka ndryshuar të gjitha kushtet prej koncesioneve të tua, ku përfituan të gjithë përveç shqiptarëve. Nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën ato që thoni ju. Si deputet në Xare po punoj për nxitjen e punës, për të bërë prodhime konkurruese, dhe jo për t’i katandisur siç ndodhi në qeverisjen tënde. I ke lënë pa zot shqiptarët, dhe flet për liri ti. Zoti Berisha kam menduar gjithmonë që kuvendi yt është i ulët që të bëj debat më ty, pasi ti nuk ke etikë, dhe shpif.
 
Berisha: Parafolësi ua la në shpinë kullat e Himarës, kështjellat e Qeparoit. Përrallisi për çdo gjë po nuk foli për to. Mashtrimi i ka këmbët e shkurtra. Rentën e naftës e ka vendosur qeveria ime 4-5 vjet përpara. Ato përrallat që tregon ti këtu, s’ti beson asnjë nga këta. Këta donin të të dëgjonin për kullat e Himarës, kështjellat e Qeparoit, vjedhjet në naftë. Kur erdhëm ne në pushtet prodhimi i naftës arriti në 1 milion ton. Nuk ka det që të lan mëkatet me Edi Ramën. Jeni një kopje totale me Edi Ramën. Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat