BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Durrës, ndërtimet pa leje, në pranga 5 zyrtarë

Durrës, ndërtimet pa leje, në pranga 5 zyrtarë
Pas një hetimi disa mujor nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, sot, u finalizua operacioni policor “URBANISTIKA”, për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
 
1.      Hysen Hariz Gashi, vjeç 57, banues në Durrës, me detyrë Kryetar i Komunës Rashbull, Durrës.
2.      Viktor Ramadan Ndreka, vjeç 48, banues në Durrës, me detyrë ish-Drejtues i Zyrës së Urbanistikës së Komunës Rrashbull, Durrës.
3.      Vasil Mihal Gjoni, vjeç  53, banues në Durrës, me detyrë punonjës pranë Zyrës së Urbanistikës të Komunës Rrashbull, Durrës.
4.      Sabri Aqif Troci, vjeç 59, banues në Durrës, me detyrë ish-anëtar i KRRT-së pranë Komunës Rrashbull, Durrës,
5.      Indrit Ismail Hamiti, vjeç 39, banues në Durrës.
 
Po ashtu dhe për caktimin e masave shtrënguese për shtetasit me inicialet E.Th, F.A dhe N.I.. 
 
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në funksion të procedimit penal nr.106, viti 2014, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. Regjistrimi i këtij procedimi ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës, mbi ndërtimet pa leje që po kryheshin në zonën e plazhit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Lagjia 13, Durrës, të lejuara abuzivisht nga punonjësit e komunës Rrashbull.
 
Mbi bazën e këtyre informacioneve janë kryer hetime të specializuara nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar, nga të cilat ka rezultuar se këta shtetas në rolin e Kryetarit dhe Anëtarëve të KRRT-së së Komunës Rashbull, në kundërshtim me ligjin dhe aktet ligjore që normojnë veprimtarinë në fushën e ndërtimit kanë miratuar sheshe ndërtimi dhe lejuar ndërtime për më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte ndërtuese në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, Lagjia 13 Durrës.
 
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
 
Policia e Shtetit shfrytëzon rastin për të falenderuar qytetarët e këtij qyteti për denoncimet dhe informacionet e dërguara, si dhe i fton ato të denoncojnë çdo rast abuzimi me ndërtimet pa leje.
 

Më të lexuarat