BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Edi Rama: Aksionet kundër vjedhjes dhe paligjshmërisë nuk do ndalen, marrëveshja për formimin e qeverisë në Kosovë, hap i rëndësishëm

Edi Rama: Aksionet kundër vjedhjes dhe paligjshmërisë nuk do
Kryeministri Edi Rama siguroi dje se aksionet kundër vjedhjes dhe paligjshmërisë nuk do të ndalen. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë përforcoi edhe një herë se asgjë nuk do ta ndalë operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. “Asgjë nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive dhe hajdutëve të paskrupullt të energjisë, të cilët të gjithë së bashku i grabisin këtij vendi çdo vit aq sa shteti paguan në vit për gjithë kujdesin social; aq sa kushtojnë 100 km rrugë kombëtare; aq sa kushtojnë 150 shkolla të standardeve europiane; aq sa kushtojnë 6 spitale rajonale; aq sa paguajnë për shtetin të gjitha kompanitë! Jo, s'ka asnjë rrugë tjetër për të bërë Shqipërinë dhe shtetin e denjë të shqiptarëve! Secili të marrë përsipër pjesën e vet”, deklaroi Rama.
 
Më tej, kryeministri theksoi se përderisa energjinë e paguajnë 90 përqind e PAK, atëherë secili qytetar tjetër duhet të marrë përsipër të paguaj pjesën e vet. “Përderisa energjinë e paguajnë mbi 90% e pensionistëve dhe e invalidëve, secili të marrë përsipër pjesën e vet. Edhe njëherë për cilindo këtu që thotë s'kemi lek të paguajmë energjinë: 98% e pensionistëve e paguajnë! 93% e personave me aftësi të kufizuar, invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë e paguajnë! Kush është më i dobët se këta le të flasë, po më të dobët se këta nuk ka dhe, krim - kush e vjedh pa e paguar e turp - kush thotë si ta paguaj, kur nuk është as pensionist e as invalid”, theksoi kreu i qeverisë. 
 
Marrëveshja PDK-LDK
 
Kryeministri Rama ka përshëndetur dje marrëveshjen për formimin e qeverisë në Kosovë mes PDK së Hashim Thaçit dhe LDK së Isa Mustafës, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama tha se është për t’u vlerësuar kthimi i partive politike në realitetin demokratik të vendit. “Më në fund ka dritë në fund të tunelit të një krize politike, relativisht shumë të gjatë, por aspak të panatyrshme për një demokraci të re në ndërtim. Ne e mirëpresim këtë zhvillim pa asnjë anësi politike, por si shprehje funksionimi të dëshiruar demokratik. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur të merren vesh, jo për çfarë kanë dëshiruar para zgjedhjeve, por për çfarë imponon vullneti i popullit të Kosovës. Kjo është për t’u përshëndetur si kthim i partive politike në realitetin demokratik të vendit dhe vendosjen e tyre në dispozicion të një zgjidhjeje kushtetuese, e cila u rikthen frymëmarrjen e legjitimitetit popullor institucioneve të Kosovës, si dhe u jep një shenjë kuptimplotë të vullnetit të mirë qytetarëve të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare, jetës ekonomike dhe sociale të shtetit tjetër të shqiptarëve”, tha Rama. Ai u kujdes të sqarojë se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, dhe këtë fakt sipas tij e tregon vetë koha e gjatë që u desh për marrëveshjen që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme në verë. “Sigurisht, dhe e përsëris, ky nuk ka qenë as vendimi më i dëshiruar dhe as vendimi më i lehtë për të dyja partitë e mëdha të Kosovës dhe për lidershipin e tyre. Sesa i vështirë ka qenë ky vendim e tregon koha e gjatë që ka kaluar, që nga përfundimi i zgjedhjeve. Dhe, koha do të flasë për rezultatet që një zgjidhje të tillë, sa e dhimbshme, po aq edhe e guximshme politikisht, do të sjellë për Kosovën, për ekonominë, për shoqërinë, por padyshim, edhe për dialogun me Serbinë”, u shpreh kryeministri Rama.  Joana Tafa
 
 

Më të lexuarat