BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Edi Rama bllokon lejet e ndërtimit pas skandalit me pallatet e Bashës, kryebashkiaku në prokurori për betonizimin e parqeve

Edi Rama bllokon lejet e ndërtimit pas skandalit me pallatet e Bashës,
Rrënimi i Tiranës me pallate klienteliste nga Lulzim Basha, kurorëzuar me katër kulla skandaloze në Sheshin e Namasgjasë dhe me kompleksin e pallateve tek Liqeni Artificial, ka vënë menjëherë në lëvizje qeverinë “Rama”, e cila po merr masa urgjente për disiplinimin e Lulzim Bashës dhe të kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Demokratike. Ndërsa Lulzim Basha po shfrytëzon muajt e fundit të mandatit, duke firmosur me shpejtësi leje ndërtimi, kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje me urgjencë Këshillin Kombëtar të Territori, duke ngrirë dhe pezulluar të gjitha lejet e ndërtimit deri pas zgjedhjeve të ardhshme lokale. “Do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në pas zgjedhjet e vitit 2015”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar hetim të të gjithë lejeve të dhëna deri më tani dhe dërgimin e shkelësve në prokurori. Kryeministri tha se të gjitha lejet do të jepen me miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, duke bërë kështu që kompetenca për dhënien e lejeve të ndërtimeve në njësitë vendore, t'u hiqet autoriteteve vendore, duke e kthyer kështu KKT në një institucion monitorues për lejet që do të jepen. “Kemi raste flagrante, vjedhjesh, të qindra lejeve që kanë sjellë plagë të panumërta. Për të kuptuar që pjesa më e madhe e lëshimit ka ardhur në periudhën e para dhe paszgjedhore. Do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015. Sigurisht që ne nuk jemi këtu për të marrë vendim të njëanshëm për rrënim të mëtejshëm”, theksoi Rama
 
Lulzim Basha në prokurori 
 
Kryeministri Edi Rama ka pohuar se do të rishikohen të gjitha lejet e dyshimta të ndërtimit, duke iu referuar lejet se firmosur nga Lulzim Basha, për të ndërtuar një kompleks pallatesh tek Liqeni Artificial. Rama pohoi se shkelësit do të kallëzohen penalisht në prokurori.“Pezullimi nuk zbatohet për leje të dhëna, për punime përpara këtij vendimi, por Agjencia Kombëtare e Territorit do të verifikojë të gjitha lejet e dhëna, për çdo rast ku nuk është respektuar ligji dhe do ketë procedim penal për këdo që ka bërë shkelje. Çdo leje zhvillimi dhe plan i miratuar pas datës së këtij vendimi do të konsiderohet nul dhe subjekt për ndjekje penale, për të ndaluar historia ku katin e parë do ta bëjmë fason dhe kemi 17 kate apartamente, dhe pastaj gjatë realizimit të projektit, fasonët kthehen në dyqane dhe parkimi në nëndyqan. Miratimin në parim do ta japë Këshilli Kombëtar i Territorit. Mjafton të shohim kodrat e Liqenit apo gjithë brezin e poshtëm të malit të Dajtit.” tha kryeministri Rama.
 
Kryeministri akuza vendorëve 
 
Kryeministri akuzoi vendorët për dhënie lejesh barbare që kanë shkatërruar vendin. Duke kujtuar se pasuria me e madhe e vendit është bukuria, ai ka premtuar ndalimin e çdo spekulimi me lejet."Në këtë mbledhje do të marrim disa vendime të rëndësishme. Mjafton t’ju sjell një pamje të vijës sonë bregdetare, se çfarë u ka ndodhur hapësirave deri dje të gjelbërta, apo të kultivuara me ullinj qindra vjeçare, në vend të cilave janë ndërtuar godina buzë detit, për të kuptuar që është koha që ky kapitull të mbyllet me forcë. Përpjekjet tona do të jenë të mëdha, përmes instrumenteve, i rikthyer me intensitet goditjes së ndërtimeve të paligjshme. Por problem mbetet paligjshmëria e firmave që në shumë njësi vendore të vendit, autorizojnë leje zhvillimi për shkatërrim. Dhe praktikisht në këtë vendim, ne marrim përsipër si Këshill Kombëtar i Territorit, që në radhë të parë të fillojmë procedurat për rishikimin e planifikimit të territorit, me qëllim harominizimin e tyre në funksion të ndarjes së re territoriale, në funksion të krijimit të një kulture dhe përmbajtje ligjore, në funksionimin e autoriteteve për të autorizuar leje ndërtimi”, tha Rama. 
 
Zhvillim i ri urban 
 
Rama tha se ky vendim merret për t’i hapur udhë një zhvillimi të ri urban dhe jo më për të uzurpuar edhe atë që ka mbetur nga territori i vendit. Megjithatë, Rama pohoi se vendorët do të kenë të drejtën të japin leje vetëm në ato raste që kanë të bëjnë me bujqësinë. “Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar ça ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë dhe vendeve të punës. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT”, tha ai. 
 
5 projektet e mandatit 4 vjeçar
 
Kryeministri Rama prezantoi dje 5 projektet konkrete që qeveria shqiptare dhe Këshilli Kombëtar i Territorit ka planifikuar të ndërmarrë, duke premtuar se ato do të përfundojnë brenda këtij mandati 4 vjeçar, për të parë siç tha ai, një Shqipëri ndryshe siç e duam."Së pari, hapësira Tiranë-Durrës si urë e metropolit të ri të Shqipërisë. Së dyti kurora e Tiranës si frymëmarrje shqiptare. Së treti vija bregdetare të Orikumit deri në Palasë. Së katërti e gjithë Himara si një model i ri planifikimi urban. Dhe së pesti Sarandë-Ksamil si model i zhvillimit urban. Duke u nisur nga projekti i suksesshëm i vijës bregdetare të Vlorës, dua t’iu siguroj se në fund të këtij 4 vjeçari shqiptarët do të shohin Shqipërinë që duam, ndryshe nga ajo e braktisura vite të tëra në vijën tonë bregdetare”, tha Rama. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat