BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Edi Rama bllokon ndërtimin e 4 kullave të Bashës në qendër të Tiranës, lejon ndërtimin e Xhamisë

Edi Rama bllokon ndërtimin e 4 kullave të Bashës në

Me organizim të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, u mblodh Këshilli Kombëtar i Territorit, në drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, për të shqyrtuar tre ?ështje dhe miratoi tre vendime të rëndësishme, që lidhen me kontrollin e zhvillimit në territor dhe planifikimin e tij. Një prej vendimeve të miratuara nga KKT është dhe ndërtimi i Xhamisë së re së Namazgjasë por me projekt të përgjysmuar. Pjesa e dytë e projektit nuk u miratua nga KKT. Rama e argumentoi kështu:
“Ngjallimi i Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, KKT, konfirmon pjesën e parë të kësaj leje ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të dërtohet gjë veç objektit të kultit”.

Vendimet

Vendimi i parë u mor në lidhje me masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare, të cilat janë: brez bregdetar, deti territorial dhe ishujt, Bashkitë Krujë, Berat dhe Gjirokastër, rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudha Tiranë-Durrës. Me anë të këtij vendimi të KKT-së vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore, të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare. Ky vendim ka për qëllim t’i japë fund ndërtimeve abuzive dhe të pakontrolluara në zonat e rëndësisë kombëtare. Në vijim u vendos të nisë procesi për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm për bregdetin.

Vendimi i dytë vjen si rrjedhojë e një konstatimi paligjshmërie të vendimit numër 2, dt. 29.05.2013, të KKT-së, “Për lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George W. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”. Në mbledhjen e sotme, KKT-ja vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”. KKT ngarkoi Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, si dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për negociimin me Komunitetin Musliman për zbatimin e lejes zhvillimore për Xhaminë e Namasgjasë.

Vendimi i tretë inicion procesin e vonuar dhe të shumëpritur të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Puna për hartimin e Planit fillon me miratimin e nismës. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik. Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) la si detyrë për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) organizimin e punës për rishikimin e ligjit për Planifikimin e Territorit, si dhe organizimin e procesit për hartimin e planit të zhvillimit të zonës Tiranë-Durrës.