BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Edi Rama me qytetarët e Vlorës: Opozita jonë janë parazitët në zyrat e shtetit, do ti luftojmë me çddo mjet

Edi Rama me qytetarët e Vlorës: Opozita jonë janë

Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në Vlorë, në turin e dëgjesave me qytetarët e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij deputeti i qarkut të Vlorës, Edi Rama theksoi se Partia Socialiste nuk e ka “luftën” me partitë e tjera që do bëjnë detyrën e opozitës në parlament por me “opozitën” ose të ashtuquajtur parazitë nga Rama, të cilët rrinë në zyrat e shtetit dhe nuk bëjnë detyrën që iu takon.

“Ne nuk kemi luftë me partitë që do bëjnë detyrën e opozitës, do ta bëjnë si të duan, mund ta bëjnë me ulërima, me kërcënime, shpifje, sharje, është punë e tyre. Ne s’kemi kohë për të humbur me ta. Detyra jonë është të luftojmë armikun publik numër 1 të Shqipërisë, parazit dhe grabitqari që rri me taksat e popullit në zyrat e shtetit dhe i nxin jetën miletit”, tha Rama gjatë fjalës së tij. Rama u tha qytetarëve se qeveria nuk duhet lënë që të shkëputet nga ata por duhet mbajtur lidhur me ta nëpërmjet platformës online. Kreu i socialistëve Edi Rama i ftoi qytetarët vlonjatë t’i bashkohen koalicionit të gjerë me qeverinë e re për të denoncuar çdo parregullsi që ndodhin në shërbimet që ata marrin.

Verifikimi i ankesave

Rama tha se nëpërmjet një platforme online do të ketë njerëz që do të verifikojnë çdo ankesë për të marrë masat e nevojshme. “Kjo luftë është një luftë që bëhet vetëm në qoftë se njerëzit e zakonshëm përfshihen në bashkëqeverisje, vetëm në qoftë se çdo njeriut të zakonshëm i jepet aksesi nëpërmjet platformës ta çojë zërin menjëherë deri tek autoriteti më i lartë, deri tek ministri, kur problemi nuk merr zgjidhje e jo t’i nxihet jeta me muaj e vite, derisa të shohë një ministër rrugës. Çdokush mund të regjistrohet me emër, me mbiemër, me identitet dhe t’i dalë për zot gjithkush asaj për të cilën ankohet, jo t’iu bjerë në qafë njerëzve kot. Pas ekranit do jetë një ushtri e tërë njerëzish që do merret me verifikime dhe më ndjekjen e çështjeve. Në rastet kur verifikohet që zyrtari i shtetit i ka rënë në qafë qytetarit, ai zyrtar nuk mund të rrijë më në zyrë. Ai duhet të largohet nga zyra menjëherë.

Ajo që duhet të bëjmë tani dhe të investohemi 4 vjet është që zyrat e shtetit të jenë të njerëzve të zakonshëm, jo të grabitqarëve, të parazitëve që rrinë atje. Ka Vlora, Tiranë, Shkodra, Tropoja, Saranda burra e gra, djem e vajza, që janë të aftë të rrinë në detyrë si qytetarë dhe t’iu shërbejnë të gjithëve”, vazhdoi fjalën Rama. Gjithashtu gjatë takimit me socialistët e Vlorës Rama ka ngritur edhe shqetësimin kryesor të qytetarëve i cili është ai me pronat. Rama thekson se ky problem ka sjellë një rrëmujë të madhe në Shqipëri duke filluar nga gjyqet, dëmtimet fizike e duke shkuar deri tek vrasjet. “Në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë ka një problem të rëndë dhe të trashëguar me pronën, që nuk është krijuar tani, por e krijuar që nga dita e parë e ndryshimit të sistemit.

Gjë që solli edhe krijimin e një rrëmuje të madhe, që ka krijuar në Shqipëri 8 mijë konflikte me pasojë vrasjen, plagosjen, apo dëmtimin fizik të njerëzve, pa llogaritur dhjetëra e mijëra gjyqe. Ajo që është ende një sfidë e madhe dhe që sjell gjithë këto konflikte me mbivendosje e histori të tjera është mungesa e një baze të qëndrueshme të dhënash për pronën në të gjithë territorin, për të cilën ne po punojmë, por ka ende shumë punë për të bërë”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat