BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Edi Rama në Shkodër: Tom Doshi kërcënim për ministrat dhe drejtorët, i thashë të hiqte dorë nga çmenduria e komplotit

Edi Rama në Shkodër: Tom Doshi kërcënim për ministrat
Kryeministri Edi Rama, pas disa takimeve paraprake me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të Shkodrës, ka zbarkuar dje në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë, duke zbutur edhe një problem psikologjik të krijuar në selinë rozë, pas përjashtimit të Tom Doshi. Me justifikimin e inspektimit të punimeve për stadiumin “Loro Boriçi”, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me deputetë të Qarkut të Shkodrës, ka zbarkuar dje në Shkodër, me një mision tjetër, për të lexuar nga afër situatën pas përjashtimit dhe arrestimit të Tom Doshit. Gazeta SOT paralajmëroi disa ditë më parë vizitën e Ramës në Shkodër, lëvizje kjo për të mbuluar gropën e krijuar nga Tom Doshi në Veri. Sipas burimeve, kryeministri ka zbarkuar në Shkodër për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe përcaktimin e kandidatëve për bashkitë në Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz, zona këto nën influencën e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.
 
Në takimin me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë deputetët e PS të Qarkut të Shkodrës dhe përfaqësues të LSI, kryefjala e Ramës ka qenë përjashtimi i Tom Doshit. Kryeministri ka deklaruar se përjashtimi i Tom Doshit ishte i pashmangshëm pasi deputeti ishte kthyer në një kërcënim për ministrat dhe drejtorët. “Përjashtimi i Tom Doshit ishte i pashmangshëm. Ai kishte filluar të bënte presione ndaj ministrave dhe drejtorëve. Ai ishte kthyer në një kërcënim për drejtorët. Për fat të keq përjashtimi i Tom Doshit u bë i pashmangshëm për papërgjegjshmërinë e tij për shkak të konfliktit me anëtarët e qeverisë e nga mungesa e etikës në komunikim e deri tek tundja e themeleve. Unë kisha miqësi me të, por kam një parim: Unë prish miqësinë, jo punën”, ka deklaruar Rama. 
 
Akuzat për Metën
 
Ashtu siç ka deklaruar para ambienteve të Prokurorisë, ditën që dëshmoi për akuzat e Tom Doshit, kryeministri Rama është shprehur në të një njëjtën mënyrë. Deklarata e Tom Doshit që kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat, Mhill Fufi, Rama e vlerësoi si sajim. “Për çështjen tjetër të vrasjes unë i kam thënë lëri këto çmenduri pasi ne arritëm në përfundim se ishin jo reale. Tashmë kjo është një çështje e kaluar e nuk do të ketë hakmarrje”, u shpreh Rama. Ndërkohë, çështja më e përfolur dy muajt e fundit, nisi nga fundi i muajit shkurt dhe vetëm javën e kaluar Prokuroria e Përgjithshme pasi hetimeve, arriti në përfundimin se deputeti kishte sajuar ngjarjen ku ai pretendonte se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të Fufit. Ky përfundim doli pas një muaj hetimesh, ku për herë të parë të gjithë zyrtarët më të lartë politikë shkuan në Gjykatën e Lartë për të dëshmuar. 
 

Më të lexuarat