BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Edi Rama: Serbia gati të hyjë në luftë për një balonë elektrike, anulimi i vizitës në Beograd do ishte humbje e madhe

Edi Rama: Serbia gati të hyjë në luftë për një
Kryeministri Edi Rama ka pohuar se anulimi i vizitës së tij në Beograd do të ishte një humbje e madhe, pikësëpari për Shqipërinë, e mandej edhe për stabilitetin në Ballkan. Kryeministri ka komentuar dje negociatat dhe prapaskenat e bllokimit dhe të shtyrjes së vizitës së tij në Serbi. Gjatë takimit të partneritetit Shqipëri-Itali, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri italian Romano Prodi, Rama tha se të gjithë ata që ju lutën për të anuluar vizitën, gabuan. Po ashtu, Rama e konsideroi një sajim përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama, në komandimin e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike mbi Beograd. Rama e konsideroi një sajesë.  
 
Rama theksoi se serbët e sajuan vëllain e tij si hero të rremë të Ballkanit.“Ata që u lutën për anulimin e vizitës gabojnë. Anulimi i vizitës nuk do ishte përgjigja e duhur, pasi Shqipëria do të ishte humbësja më e madhe si investitorja dhe nga ana tjetër si kontributorja e Evropës së frikës. Por unë mbroj Europën e shpresës. Çfarë pasojash do të kishte një Ballkan pa Evropën e shpresës? Një Ballkan që do të ndihej i tepërt dhe pa të ardhmen mes një Evrope të mbyllur në vete. Ndërsa rreket të bëhet pjesë e BE-së. Thonë se mosanulimin e vizitës e ka imponuar Brukseli, ka imponuar shumë, por jo këtë... Ashtu siç nuk na e ka imponuar Brukseli, që mezi na e dha statusin kandidat”, u shpreh Rama. Kryeministri Edi Rama ka pohuar më tej se Ballkani është me të vërtetë një fuqi baruti, ndërsa shtoi se Serbia është gati të hyjë në luftë për një balonë elektrike. “Flas për shtete që ndahen nga një balonë elektrike, për të cilin njëri kërcënon e tjetri e pagëzon si shpend mitik dhe të dyja janë gati të hyjnë në një luftë. Pa Europën e shpresës lumenjtë e pafundëm të gjakut të derdhur në Ballkan nuk do kishin sjellë në këtë rajon vitin e parë të shpresës. As ngatërresa e përçartjes së huliganëve që vazhdoi me përçartjen e politikanëve, për të vazhduar me një komunikim mes dy kryeministrash që vendosën të takohen”, tha Rama ndërsa shtoi se pa këtë Europë shprese që të gjithë e duan, Ballkani është gati të plasë si fuçi baruti.
 
Vizita 
 
Kryeministri Rama theksoi se askush nga Brukseli nuk e ka telefonuar për t’i kërkuar që të mos anulojë vizitën. “Çfarë Evropianësh jemi ne nëse qenia jonë ndryshon strategji për shkak të një ndeshjeje futbolli, apo për shkak të një politike nga ana tjetër që ka humbur mendjen  nën trysninë e huliganëve. Askush nuk më ka marrë në tel mua që të më thotë mos anulo vizitën. Nuk na bën evropian askush tjetër përveç vetvetes. Shqipëria Evropiane është ajo vizitoi Papa dhe që u prit nga Shqiptarë të krishterë e myslimanë që mbushën sheshin pa zbardhur dita”, theksoi Rama. Duke u ndalur tek rëndësia e procesit të integrimit, kryeministri Rama tha se kjo strategji drejt BE-së nuk duhet të ndryshojë për shkak të një ndeshje futbolli. Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat