BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Edi Rama takim historik me Angela Merkel, merr garanci për statusin dhe ekonominë, erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve

Edi Rama takim historik me Angela Merkel, merr garanci për statusin dhe
Erë e re në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, shtetit më të fuqishëm të Evropës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim historik me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke shënuar fillimin e një epoke të re në raportet Shqipëri-Gjermani, pas lëkundjeve jo të pakta të marrëdhënieve nga disa skandale së qeverisë së kaluar, siç ishte edhe përplasja me qeverinë gjermane për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Berlin, me ftesë dhe kërkesë të kancelares, Angela Merkel, ka shënuar edhe fillimin e epokës post-Shtraus në marëdhëniet midis dy vendeve. Franz Josef Shtraus, një nga ish-politikanët më të njohur dhe karizmatik në Gjermani, njihej botërisht si dashamirës dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Takimi Rama-Merkel ishte një takim i natyrshëm dhe historik, jo i sforcuar dhe i padiktuar nga lobime dhe interesa siç ka ndodhur në të kaluarën. Nëse ish-kryeministri Sali Berisha bleu 70 milionë euro 5 helikopterë një kompanie franceze, vetëm për t’i dhënë një herë dorën Sarkozisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit me ftesë të Angela Merkel. Ndërkaq, Angela Merkel e ka pritur kryeministrin Rama në një ceremoni me të gjitha nderimet ushtarake në Berlin. Kryeministri Rama parakaloi para trupave në tapetin e kuq përkrah kancelares gjermane, Angela Merkel. Në njoftimin zyrtar të kancelarisë gjermane, thuhej se Rama do pritej me të gjitha nderimet, ndërkohë që Merkel dhe Rama kanë konsumuar edhe një drekë pune. Pas ceremonisë dhe konferencës për shtyp, Merkel i ka dhënë garanci kryeministrit Rama për mbështetjen e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor. Po ashtu, zonja Merkel ka premtuar rritjen e investimeve gjermane në Shqipëri, me kushtin që të përmirësohet sistemi gjyqësor. Ndërkaq, zonja Merkel ka deklaruar se do të vizitojë brenda vitit Tiranën. 
 
Merkel: Gjermania, partnere e Shqipërisë
 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, tha se 
Gjermania është prej vitesh partnere e Shqipërisë, ndërsa zbardhi edhe bisedën me Ramën. “Gjermania është prej vitesh partnere e Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të marrë një zhvillim të mbarë. Ne kemi folur në mënyrë shumë të hapur dhe në mënyrë intensive për zhvillimet që kemi para vetes. Ne jemi të mendimit se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të të gjithë rajonit, edhe për Shqipërinë. Për këtë është i nevojshëm një proces i thellë edhe në Shqipëri. Kryeministri na informoi se cilat projekte të mëdha janë përpara vendit, por edhe për angazhimin dhe entuziazmin me të cilat ndiqen këto procese dhe këtu bën pjesë, natyrisht, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndërtimi i një sistemi juridik dhe pavarësia e drejtësisë”, tha zonja Merkel. 
 
Statusi 
 
Pas takimit, të dy zyrtarët kanë dalë në një konferencë për shtyp. Kancelarja Merkel tha se po ndjekin me intensitet zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, ku sipas saj gjërat po shkojnë për mirë. Merkel theksoi se çështja nuk qëndron nëse Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit, por kur do ta marrë. “Ne jemi informuar rreth angazhimit dhe entuziazmit që ndiqen këto procese, ndërtimi i një procesi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne po i ndjekim me intensitet këto zhvillime në Gjermani. Nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë dhe kryeministri Rama na bëri shumë të qartë dhe na shpjegoi se kanë ndryshuar shumë gjëra”, tha Merkel. E pyetur rreth marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Merkel tha se, pret që njihet dhe me raportin më të fundit të Komisionit Europian që pritet të bëhet publik në muajin qershor.
 
Kryeministri Rama 
 
Kryeministri Edi Rama pohoi se kishte siguruar kancelarin, se qeveria shqiptare është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit, të reformave që do të garantojnë shumë më tepër cilësi jete dhe cilësi shërbimesh për njerëzit, të reformave që do të garantojnë luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Dhe ky fillim i mbarë, i njohur prej të gjithëve është vetëm fillimi i një procesi ku Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës, por duke e konsideruar gjithnjë, Europën, destinacionin brenda nesh dhe integrimin europian, një proces të patjetërsueshëm për modernizimin e vendit tonë. Vendi ynë është në Europë dhe ne do të bëjmë gjithçka, ditë pas dite, që të meritojmë atë respekt dhe të meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë, që me ndihmën e Gjermanisë, me ndihmën e Kancelares, me ndihmën e gjithë partnerëve tanë europianë, ne do të mund t’jua japim duke bërë si duhet gjithë detyrat tonë”, tha Rama. 
 
 
Konferenca për shtyp e kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane 
 
-Zonja Merkel, a ka një trajtim të diferencuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat dhe kur do të jeni ju, për një vizitë në Shqipëri? 
 
Ne i trajtojmë vendet në bazë të raporteve të Komisionit Europian. Komisioni Europian paraqet raporte për statusin, për gjendjen e punëve. Hapi tjetër që vjen tani për Shqipërinë është statusi i kandidatit. Ne në qershor do të marrim një raport të ri dhe me atë që dëgjova unë, do të ketë sigurisht edhe përparime. Komisioni do t’i ketë regjistruar këto përparime dhe ne do t’i shikojmë me një vështrim pozitiv dhe do të vendosim me një vështrim pozitiv për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Është gjithmonë një çështje se kur, nuk është një çështje nëse do ta marrë. Nuk duhet të keni frikë, se nuk do të jepet statusi i kandidatit, por vetëm raportet duhet ta bëjnë të mundur që t’ua japim. Ne folëm për këtë punë shumë hapur. Së dyti, Kryeministri, mua më ftoi për vizitë dhe unë i thashë se do ta respektoj këtë ftesë. Po të më pyesni pas një viti, unë do të kem qenë në Shqipëri.   
 
-Zonja Merkel, Shqipëria prej vitesh bashkëpunon me FMN, por gjatë këtyre viteve, prania e investitorëve gjermanë nuk është aq shumë e ndjeshme. A biseduat ju me Kryeministrin Rama në lidhje me këtë çështje dhe si e shikoni ndryshimin?
 
Po, unë fola me të për këtë. Ne folëm për faktin që projekte të caktuara të Organizatës Kreditore për Rindërtimin të regjistrohen shumë pozitivisht për Shqipëri, për sa i përket konfigurimit të infrastrukturës në Shqipëri. Së dyti, Kryeministri do të ketë bisedime edhe me investitorët gjermanë. Ne do t’i inkurajojmë ata të vijnë në Shqipëri. Për investitorët gjermanë, për investitorët privatë ka shumë rëndësi siguria juridike. Ata duhet të kenë besim tek sistemi juridik dhe prandaj ne këmbëngulim shumë te reforma në drejtësi. Jo sepse e konsiderojmë të bukur që të funksionojë si duhet sistemi juridik, por ne kemi shumë sipërmarrje të mesme në gjermani, të cilat varen shumë nga fakti që ta investojnë kapitalin e tyre atje ku gjejnë dhe kushte të mira. Sa më shpejtë të reformohet sistemi juridik, aq më i madh dhe aq më i shpejtë do të jetë edhe interesi i investitorëve gjermanë për Shqipërinë. Domethënë, merren më shumë produkte nga Shqipëria, importohen në Gjermani. Unë jam e sigurt që edhe bilanci i importit dhe eksportit do të balancohet.
 
-Kryeministri Rama
 
Unë do të shtoja edhe një herë tjetër që patëm një dakordësi të plotë me Kancelaren lidhur me domosdoshmërinë që rajoni si i tërë të zhvillohet në mënyrë më të integruar dhe bashkëpunimi rajonal, në aspektin ekonomik, të shkojë duke u forcuar. Sikundër, e përsëris, ne jemi shumë të dëshiruar dhe do të bëjmë gjithçka për të krijuar kushtet, për të tërhequr sa më shumë investime gjermane në Shqipëri. Investimet gjermane në Shqipëri, ne i shohim jo vetëm si burim të ardhurash, por edhe si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës. E për këto arsye, i konsiderojmë me një vlerë të dyfishtë. Prandaj do të vazhdojmë kontaktet edhe me sipërmarrjen këtu dhe kemi planifikuar për të çuar më tutje këto kontakte, në disa takime të mëtejshme me disa nga grupet e mëdha gjermane, në Gjermani.Eneida Jaçaj 
 

Më të lexuarat