BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Fatmir Toçi: Fqinjët frikë nga era e re e bashkimit të shqiptarëve

Fatmir Toçi: Fqinjët frikë nga era e re e bashkimit të
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, deklaroi se fqinjët i tremben erës së re të bashkimit të shqiptarëve. Në një prononcim për gazetën “SOT’, deputeti socialist tha se vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, është një vizitë e domosdoshme, ndonëse sipas tij, e vonuar. Toçi pohoi se Shqipëria, si shtet me probleme, me politikë të acaruar sidomos vitet e fundit, ka nevojë për dialog.
 
“Puna e politikanëve është debati dhe dialogu. Dhe pikërisht se ne jemi një shtet që kemi probleme, me një politikë të acaruar kohët e fundit, duhet të dialogojmë. Kjo është politika më normale. Nëse nuk ulesh në tavolinë, nuk mund të arrish asnjë dialog. Kemi kohë që në rajon jemi bërë faktor stabiliteti. Dhe unë mendoj se është normale që këto probleme të shtrohen në tavolinë. Unë jam i sigurt se Rama do t’i shtrojë këto probleme”, deklaroi Toçi.
 
Më tej, deputeti i Partisë Socialiste u ndal te akuzat e Serbisë për Shqipërinë e Madhe. Sipas tij, kjo është një teori e vjetër. Toçi theksoi se nuk ka Shqipëri të Madhe.
 
“Është teori e vjetër. Nuk ka Shqipëri të Madhe. Ne këtë e dimë nga historia. Fati na ka vënë të jetojmë me këta fqinjë dhe politika e ka përdorur këtë gjë. Fqinjët kanë frikë nga era e re që po fryn dhe se sot jemi më të bashkuar. Ata mendonin se Shqipëria nuk do të dilte nga kanunet e vjetra, dhe nga fakti që e kanë ndarë në shumë shtete”, deklaroi deputeti i PS, Fatmir Toçi.
 
Ndërsa deputeti Arben Çuko, e konsideroi si pozitive vizitën e kreut të qeverisë në Beograd. Sipas tij, Rama nuk duhet të ndikohet nga një ndeshje, por duhet të shohë më larg se një lojë. Çuko e konsideroi të domosdoshme vizitën e kryeministrit në Beograd, pasi sipas tij kjo vizitë i shtonte shumë pikë Shqipërisë. 
 

Më të lexuarat