BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Fatos Klosi: Rama dhe Meta po i falin pushtetin Berishës, koalicioni PS-LSI më i rëndësishëm se reforma

Fatos Klosi: Rama dhe Meta po i falin pushtetin Berishës, koalicioni PS-LSI
Fatos Klosi shprehet kategorikisht kundër prishjes së koalicionit PS-LSI, ndërsa mendon se entuziazmi i Sali Berishës do të fashitet shpejt. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka deklaruar se Edi Rama dhe Ilir Meta janë aq të mençur sa të mos prishin koalicionin, duke çuar ujë në mullin e Berishës. Klosi theksoi se koalicioni PS-LSI sot është më i rëndësishmi se kurrë, ndërsa shtoi se Sali Berisha nuk është i interesuar për reformën në drejtësi. Klosi kujtoi se Sali Berisha ishte 8 vjet në pushtet dhe nuk pranoi që të bëhej një reformë në drejtësi.
 
“Mendoj që jo! Nuk ka arsye. Koalicioni është shumë i rëndësishëm. Të gjithë thonë se reforma është shumë e rëndësishme, ndërsa për mua, koalicioni është akoma më i rëndësishëm. Pa koalicionin nuk mund të bëhet reforma. Nëse koalicioni përçahet, as reforma nuk do bëhej. Janë aq të mençur sa nuk do përçaheshin për reformën, por do ta aprovojnë atë. Berisha entuziazmohet kot! Janë aq të mençur sa të ruajnë koalicionin dhe të bëjnë edhe reformën. Berisha ta kishte bërë kur ishte vetë në pushtet. Është nga ata burra që kundërshtimin e ka parimor. Ishte 8 vjet në pushtet dhe nuk e bëri. Kundërshtimet e Berishës, mua më bëjnë vetëm për të qeshur! Janë false, janë absurde! Gjatë 8 viteve nuk e përmendi një herë reformën. Tani kujtohet. Berisha nuk e ka dashur Kushtetutën. Dhe tani flet në emër të Kushtetutës. Janë lodra politike dhe në funksion të pushtetit të tij. Kushtetutën nuk e deshi, nuk e miratoi, nuk e votoi. Të bësh reformën do të thotë të vësh rregull, të bësh shtet”, ka deklaruar Fatos Klosi. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror e sheh të qëndrueshëm, të domosdoshëm dhe jetëgjatë koalicionin mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Rëndësia e bashkëpunimit PS-LSI
 
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklaroi se PS dhe LSI kanë ditur ta gjejnë gjuhën e konsensusit në kohë krizash. Sipas tij, çarja e koalicionit nuk sjell gjë të mirë. “Meqenëse e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për gjërat kryesore, aleanca duhet të funksionojë dhe më gjatë. Për gjërat e mëdha, ata duhet të jenë bashkë. PS dhe LSI nuk i kanë votat që të bëjnë një qeveri të tyre, veç e veç. Kam dëgjuar për aleancat që mund të bëjë njëra dhe tjera, për mendimin tim do ishte një teatër i madh ose një avancim përpara për të lënë që të kalojë koha, por jo se do sjellë ndonjë gjë të rëndësishme në politikë dhe sidomos në qeverisjen e vendit. Aleanca me PD, ne e pamë si përfundoi”, tha ai. 
 
Qeveria
 
Ndonëse vetë kryeministri Edi Rama ka pranuar pakënaqësinë që është krijuar në popull për shkak të reformave të ndërmarra nga qeveria, Fatos Klosi ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga ekzekutivi. Ai ka thënë për gazetën se pavarësisht kostos, të tilla reforma kanë qenë mjaft të rëndësishme. “Qeveria ka bërë hapa shumë të vështirë. Edhe kryeministri Rama ka thënë se të gjitha këto kanë kosto, qoftë për rivendosjen e financave në OSHE, qoftë ligji për pushtetin lokal, qoftë nisma për të formalizuar të gjithë biznesin në Shqipëri, të madh dhe të vogël. U duk se nuk ishte problemi për taksat. Të gjitha këto janë nisma që kanë kosto, por duhen bërë”, tha ai. Nga ana tjetër ai kërkoi që të merren masa të tjera për të gjetur konsensusin me biznesin. 
 
Kliti Topalli

Më të lexuarat