BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Flasin deputetët e përgjuar Ndreu, Bare dhe Sterkaj: Të hapet proces penal për Visho Likën, na përgjoi pa lejen e kryetarit të Kuvendit

Flasin deputetët e përgjuar Ndreu, Bare dhe Sterkaj: Të hapet
Një ditë pas zbardhjes së listës së zyrtarëve të lartë me imunitet, të përgjuar nga Visho Lika për llogari të Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi i deputetëve të përgjuar. Njëri ndër ta është dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, anëtar i grupit të kontrollit në SHISH, i cili rezulton se është përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror me firmën e kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Deputeti Pjerin Ndreu ka kërkuar që të hapet proces penal për kreun e SHISH, Visho Likën. Ky i fundit, sipas tij, ka përgjuar deputetët e mazhorancës pa lejen e kryetarit të Kuvendit, duke shkelur nenin 6 të ligjit për SHISH. Ndreu theksoi se Visho Lika ka shpërdoruar detyrën, duke kryer përgjime të jashtëligjshme. “Unë gjithmonë kam qënë nën përgjim. Normalisht që përgjimet janë të paligjshme, pasi janë bërë pa firmën e kryetarit të Parlamentit. E para, duhet të hapet një proces penal për shpërdorim detyre. Ndërsa sa i përket shkarkimit ajo i takon kryeministrit”, deklaroi deputeti Pjerin Ndreu. Ndërsa deputeti tjetër nga radhët e socialistëve, i cili është përgjuar nga kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, është Paulin Sterkaj. Deputeti Sterkaj, nuk shprehet i shqetësuar nga fakti se është përgjuar, por, sepse përgjimi është kryer pa lejen e kryetarit të Kuvendit. Sipas tij, Visho Lika do të vihet para drejtësisë, nëse vërtetohet se ka kryer përgjime të paligjshme. “Unë nuk jam i shqetësuar. Për mua nuk ka qënë problem se kam qënë i përgjuar. Unë jam i hapur dhe transparent dhe nuk kam çfarë të fsheh. Mbi të gjitha, edhe nëse do fshihja diçka nuk do i bëja në telefon muhabetet. Dua të them vetëm diçka: Kush ka shkelur ligjin do të vendoset përpara drejtësisë. Koha do e tregojë nëse përgjimet kanë qënë të ligjshme apo jo”, deklaroi Sterkaj. 
 
Besnik Bare
 
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, gjithashtu i përgjuar nga kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, për llogari të Sali Berishës, deklaroi për gazetën “SOT”, se Sali Berisha dhe Lulzim Basha renditen ndër të parët të cilët kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Përgjimet ndaj politikanëve shqiptarë, sipas deputetit socialist janë të papërfillshme, krahasuar me vrasjet e kryera nga Basha dhe Berisha. Bare renditi këtu 21 Janarin, ngjarje në të cilën 4 persona të pafajshëm humbën jetën në mes të bulevardit, që sipas tij, vetëm ndëshkueshmëria e dyshes Berisha-Basha do e fuste vendin në binarët e shtetit ligjor. “Unë do të shtroja një tjetër pyetje: A është e ligjshme që të vrasësh në mes të sheshit dhe në mes të ditës katër njerëz të pafajshëm, siç ndodhi në 21 Janar? Përgjimi, për mua, është shumë i vogël krahasuar me vrasjet e kryera në një shtet që nuk respekton ligjin, siç bëri ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm. Të gjitha këto kanë një burim: tendencën për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe të mos respektojnë ligjet që miraton Parlamenti Shqiptar. Unë do thoja se, mbaroi historia e Berishës. Transparenca dhe ndëshkueshmëria e atyre personave që thyejnë ligjin, do e fusë Shqipërinë në binarët e një shteti normal dhe ligjor”, deklaroi Besnik Bare. 
 
Neni 221 i Kodit të Procedurës Penale, përgjimet 
 
1. Me kërkesën e prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, gjykata autorizon përgjimin me vendim të motivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës. Kundër vendimit të gjykatës që refuzon kërkesën mund të bëhet ankim i veçantë. Përgjimi në vende publike, regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes autorizohen nga prokurori. Kur njëri nga dy personat që do të përgjohen është i gatshëm të kryejë dhe të regjistrojë veprimin përkatës, sipas marrëveshjes me oficerin e policisë gjyqësore, veprimi është i lejuar me autorizim të prokurorit.
 
-Ligji për përgjimin e telekomunikimeve  
 
Neni 7
Kërkesa për përgjim
 
 1. Kërkesa për përgjim, e paraqitur nga subjektet e parashikuara në nenin 6 të këtij ligji, hartohet në dy kopje, një kopje e së cilës depozitohet pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe një e mban vetë institucioni.
2. Kërkesa përmban:
a) institucionin kërkues, emrat dhe funksionet e punonjësve që ndjekin procesin informativo-gjurmues;
b) gjeneralitetet dhe adresën e subjektit në proces informativo-gjurmues ose në ndjekje, si dhe adresën e mjedisit/mjediseve me të cilat lidhet kërkesa për përgjim;
c) përshkrimin e telekomunikimeve që do të përgjohen dhe të dhënat për operatorin e telekomunikacionit që i ofron shërbim subjektit që do të përgjohet;
ç) arsyet e përgjimit, si dhe bazën dokumentare ose materialin informativ ku mbështetet kërkesa për përgjim;
d) argumentet që vërtetojnë se përgjimi është i domosdoshëm në situatën e krijuar dhe se të dhënat që kërkohen nuk mund të sigurohen me mjete të tjera;
dh) afatin kohor brenda të cilit kërkohet të bëhet përgjimi.
 
Neni 8
Dhënia e të drejtës për përgjim
 
Prokurori i Përgjithshëm ose, në mungesë të tij, prokurori i autorizuar prej tij, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim të Drejtorit të SHISH-it, Ministrit të Rendit Publik, Ministrit të Mbrojtjes ose Ministrit të Drejtësisë, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e telekomunikimeve nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit.
 
Neni 9
Vendimi për përgjim
 
1. Prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij, në mungesë të Prokurorit të Përgjithshëm, merr vendim me shkrim për kërkesën për përgjim, i cili hartohet në tri kopje. Një kopje e vendimit që miraton kërkesën, mbahet në bërthamën komanduese elektronike të Prokurorisë, një e mban Sektori i Përgjimeve në SHISH dhe një kopje institucioni që ka bërë kërkesën.
 
Neni 12
Sektori i Përgjimeve
 
 1. Sektori i Përgjimeve në SHISH realizon vetëm proceset teknike të përgjimit, nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit për llogari të institucioneve shtetërore informative, pasi është marrë vendimi për përgjim sipas këtij ligji.
2. Punonjësit e Sektorit të Përgjimeve në SHISH fillojnë marrëdhëniet e punës pasi njoftohet më parë Prokurori i Përgjithshëm.
3. Realizimi i përgjimit nga Sektori i Përgjimeve në SHISH bëhet nëpërmjet sistemeve të instaluara për këtë qëllim. Sistemi i përgjimit kurdoherë duhet të jetë i përbërë nga dy pjesë, të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
 
Neni 13
Bërthama komanduese elektronike
 
Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore. Punonjësi i bërthamës komanduese elektronike, pas vendimit me shkrim për miratimin e kërkesës për përgjim, mundëson teknikisht procesin e përgjimit nga Sektori i Përgjimit në SHISH.
 
Neni 16
Kufizimet në përgjim
 
1. Personave të ngarkuar me funksionin apo detyra të caktuara në ose për procesin e përgjimit në tërësi apo në veçanti u ndalohet:
a) të përhapin ose të përdorin jashtë kërkesave të këtij ligji apo të ligjeve në fuqi të dhënat e grumbulluara;
b) të përgjojnë pa autorizim ose jashtë procedurave të ngarkuara nga Prokurori i Përgjithshëm.
2. Procesi i përgjimit, në tërësi ose në veçanti, përbën sekret shtetëror, shkelja e të cilit dënohet sipas legjislacionit penal në fuqi. Joana Tafa
 

Më të lexuarat