BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

FMN mbikqyrje të rreptë Bankës së Shqipërisë, inspektorë të përhershëm për administrimin dhe sigurinë

FMN mbikqyrje të rreptë Bankës së Shqipërisë,
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vendosë mbikqyrje të rreptë mbi Bankën e Shqipërisë. Sipas burimeve brenda Bankës së Shqipërisë, së shpejti në BSH do të instalohen inspektorë permanentë që do të mbikqyrin veprimtarinë administrative dhe financiare, si dhe do të vëzhgojnë me rreptësi lëvizjet e kartëmonedhave dhe sistemin e sigurisë. Ky ka qenë rezultati i takimit midis përfaqësuesve të FMN, përfaqësuesve të Bankës dhe Fullanit. Po sipas burimeve, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar dje dy takime. Takimin e parë e ka zhvilluar me Këshillin Mbikqyrës së BSH, ku kanë marrë pjesë vetëm tre anëtarë. Anëtarët e tjerë kanë bojkotuar takimin, në të cilin është diskutuar për vjedhjen e thesarit. Ndërkaq, takimin e dytë, FMN e ka zhvilluar me guvernatorin Ardian Fullani. Ky i fundit është përpjekur që të justifikohet për vjedhjen e BSH. Ndërkaq, Fondi Monetar Ndërkombëtar, konkluzionet përfundimtare për vjedhjen në BSH dhe zhvillimet ekonomike, do t’i prezantojë në datën 8 shtator. 
 
Deklarata 
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zbarkuar më në fund në Bankën e Shqipërisë për të mësuar më shumë rreth vjedhjes së thesarit. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Nadeem Ilahi, në një takim zhvilluar me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, kërkoi që të zbatohet ligji për largimin e Ardian Fullanit nga banka. Kreu i misionit të FMN-së në Tiranë tha se kërkesat për largimin nga detyra të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë duhet të marrin përgjigje sipas ligjit. “Në të njëjtën kohë ka kërkesa për të hequr drejtuesit e bankës. Unë mendoj se e gjithë kjo duhet të bëhet në atë çfarë thotë ligji dhe duhet bërë duke ndjekur atë ligj, kështu që ne jemi të sigurt se besueshmëria e institucionit është e ruajtur”, deklaroi Ilahi. 
 
Hetimet 
 
Më tej, kreu i misionit të FMN-së u shpreh se duhen pritur hetimet për të kuptuar atë që ka ndodhur, duke iu referuar grabitjes së 713 milionë lekëve.“Ne shohim që kjo është një çështje penale mbi të cilën po hetohet. Ne mendojmë se Qeveria dhe të tjerët duhet të presin që hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht, dhe vetëm atëherë mund të merret një vendim për të ardhmen. Kjo vlen edhe për qëndrimin ndaj drejtuesve të Bankës”, tha Ilahi. Fondi Monetar Ndërkombëtar, pak ditë para mbledhjes së zhvilluar dje me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, e konsideroi vjedhjen e thesarit si një incident të rëndë i cili duhet të hetohet deri në fund. Përfaqësuesi i ri i përhershëm i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, ka deklaruar se vjedhjen e 713 milionë lekëve nga banka, e kanë për detyrë autoritetet shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit. “Ky është një incident i rëndë. Ne jemi informuar se Banka e Shqipërisë dhe agjenci të tjera vendase janë duke marrë masa për t’i shkuar deri në fund zbulimit të asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre. Kur faktet të jenë të njohura-dhe gjithnjë nëse ka implikime për Bankën e Shqipërisë, drejtuesit e saj dhe bordin-është çështje e autoriteteve shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit”, ka deklaruar ai. 
 
Këshilli Mbikqyrës të premten në Prokurori për vjedhjen e 713 milionë lekëve
 
Këshilli Mbikqyrës do të merret në pyetje ditën e premte në Prokurori për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Shtatë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të pyeten nga Task-forca e Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton dosjen e Bankës, dhe pas dëshmive të tyre pritet të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se këtë të premte do të pyeten vetëm katër anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa tre anëtarët e mbetur do të pyetën në datë 8 shtator. Katër anëtarët do të merren të premten në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen janë: Ardian Fullani, Dhori Kule, Ela Golemi, dhe Elizabeta Gjoni. Tre anëtarët e tjerë që do të pyeten të hënën e 8 shtatorit janë: Ermelinda Meksi, Petraq Milo dhe Ardian Civici. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës pas skandalit të vjedhjes janë treguar tepër të rezervuar dhe nuk kanë mbajtur asnjë deklaratë ndaj vjedhjes, apo kërkesave të shumta për dorëheqjen e tyre. Ermelinda Meksi është e vetmja e cila është prononcuar publikisht dhe ka votuar për dorëheqjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si i vetmi përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka firmosur 7 urdhër arreste të tjera për kontrollorët e Guvernatorit Ardian Fullani, të cilët kanë mashtruar me inventarizimin e parave të thesarit. Bëhet fjalë pikërisht për ish-punonjësit e Bankës qendrore; Gentjan Jahja, Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiljano Lamce, Mehdi Molla dhe Mehdi Marku, të cilit kishin detyrë të inventarizonin kartëmonedhat në Thesar. Shtatë prej ish-punonjësve të Bankës së Shqipërisë, janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës. Ish-punonjësit, në raportet e tyre, përgjatë dy viteve të fundit, nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën “stok” dhe në arkën “në veprim”. Adriatik Doçi  
 
 

Më të lexuarat