BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Fotot e Enver Hoxhës, pionierët dhe parullat komuniste pushtojnë Gjirokastrën, reagon Paloka: Është provokim

Fotot e Enver Hoxhës, pionierët dhe parullat komuniste pushtojnë
Fotot e Enver Hoxhës, pionierët dhe parullat komuniste kanë pushtuar ditën e djeshme qytetin e Gjirokastrës. Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, veteranë, përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore, nxënësit e shkollave, policia dhe ushtria kanë parakaluar në sheshin e Çerçizit me flamuj të vegjël kombëtare, portrete të diktatorit Enver Hoxha, me shaje të kuq të vendosur përreth qafës, simbol i luftës antifashiste dhe me parulla kushtuar Hoxhës. Në krah të tribunës ku ishin dhe përfaqësues të qeverisë, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, veteranët kanë parakaluar duke mbajtur në dorë portretin e Enverit, por dhe tabela ku shkruhej “Lavdi veprës së Enver Hoxhës” Ata kanë çelur këtë paradë, ndërsa mbanin në duar portretin e ish diktatorit dhe udhëheqësit të LANÇ Enver Hoxha, i cili ka lindur në Gjirokastër. Më pas në paradë parakaloi ushtria, me flamurin e NATO-s, por dhe flamurin shqiptar, policia, një grup invalidësh por edhe valltarët e vegjël. Parada e flamujve u ndoq me interes jo vetëm nga qytetarët gjirokastritë, por edhe nga turistët e huaj të cilët nuk kanë nguruar ta fiksojnë këtë moment në aparatet e tyre. 
 
Paloka: Është provokim
 
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas nderimit të figurës së Enver Hoxhës, nga veteranët në Gjirokastër. Në një dalje për media, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ka konsideruar fotot dhe parullat kushtuar Enver Hoxhës si provokim. Sipas Palokës nga njëra anë Tirana pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, dhe nga ana tjetër qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve. “Sot në Gjirokastër, në një parakalim qeveritar të lajmëruar që dje nga Edi Rama, janë valëvitur fotot e diktatorit Hoxha dhe nxënësit janë veshur me shallin e pionierit. Ky demonstrim qeveritar që ndodh vetëm 3 ditë para ardhjes së Papës në Shqipëri, është një fyerje për mesazhin e atit të shenjtë, i cili u shpreh se do të vizitojë një vend që ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist. Ky demonstrim, është një hipokrizi e ulët e Edi Ramës. Teksa Tirana e pret Papën me fotot e martirëve të klerit në Bulevard, qeveria bën paradë me foton e vrasësit të priftërinjve. Shfaqja e gardistëve të kuq 3 ditë para vizitës së Atit të Shenjtë është një provokim i ulët dhe gjesti më i keq para kësaj vizite historike”, tha Paloka. Kreu i grupit parlamentar demokrat tha se socialistët nën drejtimin e kreut të qeverisë Edi Rama po provokojnë shoqërinë dhe vendin, me rehabilitimin që i bëjnë figurës së Enver Hoxhës. “Socialistët nën drejtimin e Ramës, nuk ndalojnë në rehabilitimin e figurës së Enverit as në këto ditë të veçanta për vendin. Ky është një provokim i hapur që i bëhet shoqërisë dhe vendit më të vuajtur në kohën e diktaturës komuniste, ku prej regjimit të Enverit mijëra u pushkatuan me dhe pa gjyq, mijëra u internuan, dhe gjithë qytetarët u privuan nga liritë e të drejtat themelore të njeriut, dhe shoqëria shkoi drejt urisë së bukës. Partia Demokratike e dënon këtë manifestim komunist nën kujdesin qeveritar, dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtyre provokimeve, ndaj shoqërisë tonë, pak ditë para vizitës së Atit të Shenjtë”, theksoi Paloka. Joana Tafa
 

Më të lexuarat