BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

Frroku: Nuk u dha drejtësia finale

Frroku: Nuk u dha drejtësia finale
Kryetari i Partisë Kristian Demokrate,  Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka bërë komentin e tij rreth vendimit të UEFA-s.
 
Përmes një deklarate për media Frroku thekson se ditën e sotme u pa se si UEFA përmes Komisionit të Disiplinës, cenoi rëndë autoritetin e saj dhe dëshmoi qartësisht se politika dhe nacionalizimi e mund futbollin, qoftë edhe në zemër të Europës.
 
Deklarata e plotë e Frrokut
 
Sot pamë sesi UEFA, përmes Komisionit të Disiplinës, cenoi rëndë autoritetin e saj dhe dëshmoi qartësisht se politika dhe nacionalizimi e mund futbollin, qoftë edhe në zemër të Europës; E mund misionin e tij fisnik për ti bashkuar njerëzit dhe popujt. Por, të gjithë duhet të dimë se sot u dha vetëm një vendim. Nuk u dha drejtësia finale.
 
Përmes këtyre radhëve dua t’iu bëj thirrje të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë, bashkë-kombasve kudo që ndodhen, të gjithë miqve tanë,  që të presin me durim dhe qytetari këtë vendim dhe të tregojmë se dimë t’iu shmangim grackave që ngrihen në një mënyrë kaq të kamufluar nga intrigantët ballkanik dhe miqtë e tyre, qoftë edhe përmes keqpërdorimit të solidaritetit olimpik.
Ne duhet të sfidojmë si asnjëherë tjetër ndaj kësaj padrejtësie me heshtjen dhe maturinë tonë, që ta fitojmë betejën me qytetari dhe shqiptari në instancën më të lartë të apelimit në UEFA apo në institucione të tjera.
 
Gjej rastin t’i bëj thirrje Presidentit të FSHF-së që të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë, e së bashku me stafin e tij, të mbrojnë në mënyrë profesionale dhe kurajoze dinjitetin e Shqipërisë dhe fitoren e Kombëtares shqiptare në Beograd, përballë dhunës dhe racizmit që shfaqen serbët më 14 tetor në Beograd.
 
Ky është një moment vendimtar edhe për diplomacinë tonë që duhet të dëshmojë dhe çojë më lart vlerat që ka treguar këto muaj për mbrojtjen e imazhit dhe dinjitetit të shqiptarëve para botës.Pas betejës që shqiptarët fituan në Kosovë në vitin 1999, kjo është beteja tjetër e radhës, më sfidante që duhet të fitojë Shqipëria dhe shqiptarët kundrejt botës së padrejtë dhe të paqytetëruar. Sot shqiptarët nuk duhet të mbrojnë një rezultat, por duhet të mbrojnë një vlerë dhe një mision të përbotshëm që përcjell futbolli: tolerancën, solidaritetin dhe konkurrencën e ndershme përballë dhunës, racizmit, diskriminimit dhe manipulimit të demokracisë sot në botë.
 

Më të lexuarat