BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Garda e vjetër takime anti Basha në bazë, nis mobilizimin e demokratëve, dhjetëra degë kundër bashkëpunimit PS-PD

Garda e vjetër takime anti Basha në bazë, nis mobilizimin e

Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit pritet të vendosë fatin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Nëse PD humbet, Basha do e çojë partinë në zgjedhje për kryetarin e ri. Për këtë arsye pritet që zgjedhjet të mbahen 10-20 korrik, ndërsa pritet të ketë një përplasje të fortë me gardën e vjetër që u la jashtë listave të deputetëve. Kjo ka bërë që të vjetrit të nisin që tani përgatitjet me qëllim largimin e Bashës.

Sipas informacioneve, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli por edhe emra të tjerë të rëndësishëm në Partinë Demokratike, po zhvillojnë takime të ndryshme në bazë duke rritur mbështetjen e tyre. Dyshimet janë se garda e vjetër punon kundër Bashës dhe po tenton sa më shumë vota kundër në PD. Por mesa duket kryedemokrati nuk ka mbështetje të gjerë, sepse për të rimarrë mandatin e kryetarit të Partisë Demokratike, ai duhet që të ketë mbështetje në bazë dhe jo në qendër ose në rrethin e deputetëve. Sipas statutit, kryetari i ri zgjidhet me mënyrën një anëtar një votë, dhe kjo gjë e penalizon Bashën për të riqenë kryetar përsëri.

Pakënaqësitë në degët e PD


Pakënaqësitë e shumta brenda Partisë Demokratike kanë bërë që shumë aktivistë por edhe krerë degësh, të braktisin fushatën. Por përpos kësaj, degët e Partisë Demokratike dhe krerët e tyre kanë rënë në një gjumë letargjik, qetësie dhe pasiviteti për shkak se po shohin një afrimitet të hamendësuar deri në një koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste edhe nuk po bëjnë fushatë dhe takime me qytetarët. Për këtë arsye, Basha ditët e fundit për t’i bërë krerët e degëve të ndryshojnë mendje ka ndjekur manovrën e akuzave ndaj qeverisë ‘Rama’.

Kjo është arsyeja e vetme se degët e PD nuk po funksionojnë dhe punojnë siç duhet. Kjo gjë ka shkaktuar një pakënaqësi të thellë nga ana e Lulëzim Bashës, i cili nuk e ka mirëpritur këtë gjë. Për këtë problem, lideri demokrat ka dërguar në bazë të gjithë njerëzit e tij, të të ashtuquajturit grup pune, linjë të cilën Basha e ka huazuar nga kundërshtari i tij politik, për të bindur qytetarët dhe të fillojnë takimet intensive. Roli i kreut të PD, Lulzim Basha, në vendimmarrje gjatë katër viteve dhe së fundmi listat për kandidatët për deputetë, kanë thelluar zhgënjimin e demokratëve në bazë ndaj kryedemokratit. Pakënaqësia dhe zhgënjimi i demokratëve ka sjellë kosto për PD, të cilat do ta japin efektin pas 25 qershorit.

Konflikti në bazën e PD

Largimi i demokratëve te një forcë tjetër politike, ka shkaktuar përplasje në bazë. Sipas burimeve, anëtarë aktualë të PD janë konfliktuar me demokratët që i janë bashkuar LSI, të cilët po bëjnë fushatë për këtë forcë politike. Gjatë fushatës në terren, demokratët e larguar me ata ekzistentë në disa raste janë përplasur me gjuhë verbale, ku konflikti ka rrezikuar të degradojë edhe në dhunë.

Kjo situatë me shumë gjasa mund të degjenerojë në dhunë gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit. Tani, Basha e ka kuptuar se LSI i ka marrë një numër të madh elektoratit dhe kjo ka bërë që Basha të shpërthejë ditët e fundit. Në shumë takime, ai ka bërë thirrje që të hidhen teserat e LSI, ndërsa bëhet me dije se ai ka udhëzuar bazën që të nisin luftën ndaj kësaj partie. 

Andi KOROVESHI

 

Më të lexuarat