BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Genti Malko: Lulzim Basha të dorëhiqet dhe zgjedhjet të shtyhen, në PD nuk ka më motiv

Genti Malko: Lulzim Basha të dorëhiqet dhe zgjedhjet të shtyhen,

Anëtari i Kryesisë, njëkohësisht Shef i Departamentit të Pronave në Partinë Demokratike, Genti Malko, i kërkon Lulzim Bashës që të dorëhiqet dhe të shtyhen zgjedhjet për kryetarin. Ai ka qenë një nga mbështetësit e Lulzim Bashës që në krye të herës, por tani i kërkon atij dorëheqjen duke u bazuar në rezultatin e 25 qershorit. “Për herë të parë në 20 vjet që unë kontribuoj në PD, ju betohem që nuk më ka qëlluar të shoh një mungesë të tillë motivimi”, tha anëtari i Kryesisë së PD. Malko u shpreh se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe më pas le të garonte. “Kam qenë një ndër mbështetësit e Bashës që nga fillimi. Pas humbjes së 25 qershorit, një humbje që do shënohet në historinë e PD si pikë kulmore dhe do analizohet më vonë, qëndrimi ishte parimor. Një qëndrim i menduar mirë. Basha duhet të jepte dorëheqjen, nëse do konkurronte më apo jo për kryetar partie ishte zgjedhje personale e tij”, tha ai. Sipas tij, nëse Basha do të analizën e humbjes, edhe mund të gjente mbështetje në PD. “Nëse analiza që do të bëhet mbrapa do të kishte qenë e pranueshme ne mund të kishim qenë dhe mbështetës sërish të Bashës. Basha nuk dha dorëheqjen dhe në mënyrë groteske gjeti një term që thotë ngriva funksionet. Nuk është e parashikuar në statut, në kuptimin faktik nuk ka kuptim sa kohë nuk del nga zyra, përdor automjetet e partisë, telefonin e partisë, në funksion të qëllimeve për të kandiduar”, u shpreh anëtari i Kryesisë në PD, Genti Malko. Gent Malko ishte protagonisti kryesor në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD, ku u administruan kandidaturat për kryetar të kësaj partie. Ai propozoi dy amendamente për bërjen e analizës së humbjes dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Të dyja këto amendamente u rrëzuan me shumicë votash nga kryesia demokrate.

 

 

 

Më të lexuarat