BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjermeni inspekton në Elbasan 3 projekte me vlerë 5.5 mln dollarë

Gjermeni inspekton në Elbasan 3 projekte me vlerë 5.5 mln dollarë
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka inspektuar sot zbatimin e tre projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në qytetin e Elbasanit, me vlerë totale investimi 5. 5  milionë dollarë.  
 
E shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Ministrja Gjermeni inspektoi zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve, ripërtëritjen e  fasadave, ndriçimin dhe gjelbërimin e hapësirave publike, realizimi i të cilëve është bërë i mundur brenda një kohe rekord.  
 
"Më vjen shumë mirë që të gjitha projektet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve,  me vlerë totale investimi 5.5 milionë dollarë, janë në përfundim e sipër. Një bashki model, që në një kohë rekord ka bërë të mundur zbatimin e tyre. Dua të falënderoj stafin e Bashkisë, të cilët falë përkushtimit dhe punës bënë të mundur realizimin e tyre", është shprehur ministrja. 
 
Gjermeni shtoi se projektet e mbështetura nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kanë sjellë  rilindjen urbane të Elbasanit, duke e kthyer atë në një qytet të standardeve evropiane. Ajo  siguroi mbështetjen e Qeverisë për të tjera projekte në vijim. 
 
"Projektet e zbatuara kanë sjellë rilindjen urbane të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira publike, më shumë lulishte dhe infrastrukturë rrugore me standarde evropiane nga ku përfitojnë të gjithë qytetarët e Elbasanit. Edhe projektet e reja, për të cilat Bashkia ka kërkuar investime për vitin 2015, do të kenë vëmendjen dhe angazhimin maksimal të qeverisë",  u shpreh Gjermeni. 
 
Projektet që Fondi i Zhvillimit të Rajoneve po financon në Elbasan, përfshijnë ndërhyrjet infrastrukturore për lehtësimin e trafikut dhe aksesimit të qendrës së qytetit, përmirësim të infrastrukturës rrugore që lidh unazën me qendrën, lyerjen e fasadave  dhe ndriçimin në dy prej bulevardeve kryesore të qytetit. Këto projekte do të sjellin rigjallërimin e teksturës urbane të qytetit të Elbasanit, duke i dhënë pamjen e merituar, të një qyteti bashkëkohor dhe duke ofruar mundësi për biznese dhe investime të reja.
 

Më të lexuarat