BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjin Gjoni do gjykojë Ardian Fullanin, dyshime për shortin dhe mundësia e lirimit të guvernatorit

Gjin Gjoni do gjykojë Ardian Fullanin, dyshime për shortin dhe
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, rrezikon të lirohet nga qelia brenda 10 ditëve, duke shënuar katandisjen dhe përdhosjen përfundimtare të drejtësisë shqiptare. Sali Berisha dhe Bujar Nishani, bashkëpunëtorë të Fullanit në shumë pazare dhe operacione të ndyra financiare, kanë nisur lëvizjet për të liruar mikun e tyre, Ardian Fullanin, nga burgu. Ndërsa prokuroria pritet të ngrejë akuza të reja në ngarkim të Ardian Fullanit, kupola e SHQUP mund ta lirojë guvernatorin, me anë të influencave të saj në drejtësi dhe Presidencë. Dhe shenjat janë të qarta. Gjin Gjoni, gjyqtari më i përfolur sot për korrupsion dhe anshmëri politike në Shqipëri, do të vendosë në Gjykatën e Apelit për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë së Ardian Fullanit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit nga guvernatori i shkarkuar Ardian Fullani, do të gjykohet me relator gjyqtarin Gjin Gjoni dhe dy anëtarët e tjerë Metush Saraçi dhe Hysni Demiraj.
 
Gjyqtari Gjin Gjoni rezulton në kalendarin e masave të sigurisë në periudhën 16 shtator deri më 30 shtator 2014. Ndërkaq, që prej dhënies së vendimit nga gjykata për arrestin me burg për Fullanin, avokati i tij njoftoi se do të apelojë vendimin dhe në fakt kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë është dorëzuar prej disa ditësh nga avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia. Ende nuk është shpallur zyrtarisht data se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë në Gjykatën e Apelit. Më datë 7 Shtator 2014 gjykatësja Blerina Muça, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fullanin duke lënë afat 10 ditë për apelimin e masës së sigurisë. E sipas kalendarit, rezulton se afati 10-ditor korrespondon me datën 17 shtator, kohë në të cilën kryesues në trupin gjykues është caktuar gjyqtari Gjin Gjoni.
 
Gjin Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë rreth dy milionë euro dhe deklarim të rremë të pasurisë, çështje që i ka kaluar Gjykatës së Lartë për shqyrtim. Ka pasur gjithmonë dyshime sa i takon hedhjes së shortit në gjykata për çështjet në ngarkim të zyrtarëve pranë Partisë Demokratike dhe të mbrojtur prej saj. Të gjithë bashkëpunëtorët e Sali berishës, të akuzuar për korrupsion dhe vrasje, janë gjykuar nga gjyqtarë të komanduar nga Partia Demokratike, të emëruar dhe të promovuar prej saj. Rastësi apo manipulim, nuk dihet me saktësi, por e vërteta është se peshqit e mëdhenj të korrupsionit kanë shpëtuar falë gjyqtarëve të komanduar nga SHQUP. 
 

Më të lexuarat