BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Gjoni: Me sulmet ndaj meje po goditet KLD

Gjoni: Me sulmet ndaj meje po goditet KLD
Pas akuzave nga ILDKPKI ka reaguar gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi. Sipas Gjonit, akuzat janë një fushatë denigruese me qëllime politike. Duke u ndalur edhe tek debatet e sotme në Kuvend për projektligjin për deklarimin e pasurive, Gjoni tha se “kjo nuk është një rastësi”. 
 
"Duke ju referuar deklarimeve të fundit në media në lidhje me një kallëzim penal të bërë nga ILDKP-ja në adresë time dhe bashkëshortes sime, sqarojmë si më poshtë:  E konsiderojmë një fushatë denigruese me qëllime politike organizuar nga formate  të caktuara të saj që me pa të drejtë kanë bërë objekt familjen tonë, për fat të keq duke vënë në lëvizje institucionet më të rëndësishme të shtetit, si ILDKP. Të gjitha deklarimet e dhëna nga një pjesë e shtypit janë akuza të montuara me  keqdashje në dhoma të errëta të një pjese të politikës dhe të grupeve të interesit që  qëndrojnë pas tyre. Këtë vërteton edhe fakti që deri në momentin e realizimit të  kësaj deklarate nga ILDKP nuk është depozituar asnjë kallzim penal as në  Prokurorinë e Tiranës as në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo fushatë koincidon jo  rastësisht edhe me diskutimin e sotëm në Kuvend të të ashtuquajtur ligji i ri për  institucionin e Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ku parashikohen edhe heqjet e  kompetencave të Presidentit të Republikës, në lidhje me këtë institucion.  Nga ana tjetër me qellim keqdashës është realizuar një bashkim mekanik të dy  deklaratave të veçanta, të pasurisë , të hartuara nga unë dhe bashkëshortja, pasi  martesa midis nesh ka ndodhur më datë 30.12.2011 dhe kjo është datë e deklarimit  të përbashkët.  Nëpërmjet goditjes sime, e cila është inicuar nga një fushatë paraprake e një  pjesë të shtypit e shkruar dhe atë audioviziv, për një periudhë kohore dy -javore ,  kërkohet të uzurpohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të atakohet vetë Presidenti  i Republikës për të nënshtruar ,denigruar dhe intimiduar njerëz që kanë shprehur  me kurajo dhe me eficencë profesionale dhe me forcë argumentuese realizimin e  reformave reale në fushën e drejtësisë, por jo ato që nisen nga spontaniteti dhe me  parti pro politike me frymë të qartë politike dhe uzurpuese të sistemit të KLD dhe  sistemit të Drejtësisë.  
 
Dua te theksoj që Zoti Shkëlqim Ganaj ka qenë një nga personat me të cilin ne jo vetëm jemi konsultuar, por edhe me ka ndihmuar në plotësimin e këtyre  deklaratave dhe madje në disa raste sipas informacioneve i ka kontrolluar  paraprakisht si pjesë e këtij institucioni. SeciIi prej nesh e vëren nxitimin, keqinformimin, dhe keqintepretimin e një  deklarate të pasurisë time dhe bashkëshortes sime, pasi Zoti Shkëlqim Ganaj është  në shkelje të plotë të nenit 25/2 që ka të bëjë me Hetimin Administrativ, nenin 26  që ka të bëjë me detyrimin për të dhënat dhe nenin 27 për thirrjen e subjektit për të  dhënë shpjegime, dipozita këto të ligjit 9049 dt 10.04.2003 i ndryshuar për  "Deklarimin dhe kontrollin e pasurive" që në realitet nuk ka ndodhur.  Një arsye tjetër që autorët e vërtetë e hartimit të ketij pseudo kallzimi ka të bëjë  me përpjekjet e vazhdueshme të carqeve të caktuara të lidhur me njerëz të  pushtetit për gllabërimin e një biznesi të suksesshëm që bashkëshortja ime ka  krijuar që nga viti 1997. Biznesi që bashkëshortja ime e ka krijuar rreth 14 vjet para  se të martoheshim.  ILDKP ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr 9887 dt 10.03.2008 ndryshuar me  ligjin me nr 48/2012. Për mbrojtjen e të dhënave personale duke bërë publike të  dhëna personale të miat dhe bashkëshortes time.  Unë jam i hapur për çdo hetim të plotë, të drejtë dhe të gjithanshëm për të nxjerrë  në pah të vërtetën në lidhje me këtë farse publike dhe mediatike.  
 
Por njëkohësisht do të realizoj një kallzim penal në adresë të Zotit Shkëlqim Ganaj  për shpërdorim të detyrës në bazë të nenit 248 të Kodit Penal dhe për kallzim të  rreme bërë në adresën time dhe të bashkëshortes time sipas neni t 305 të Kodit  Penal. Gjithashtu i kërkoj Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të  fillojë një hetim administrativ për publikimin e të dhënave private dhe personale të  miat dhe të bashkëshortes time. Në këtë kuadër dhe bazuar në kërkesat e nenit 17  të ligjit 48/2012 do kërkoj dëmshpërblimin e dëmit për publikimin e këtyre të  dhënave dhe njëkohësisht shpërblimin e dëmit ne cënimin e dinjitetit dhe figurës  dhe integritetit tim dhe bashkëshortes time dhe njëkohësisht shpërblimin e dëmit  për prishjen e imazhit të biznesit në pronësi të bashkëshortes time sipas kërkesave  të nenit 608 dhe 640 te Kodit Civil"- thuhet në reagimin e tyre.