BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon Byronë Kombëtare të Hetimit, Lë në fuqi ndryshimet për ripranimin në polici

Gjykata Kushtetuese rrëzon Byronë Kombëtare të Hetimit,
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Byronë Kombëtare të Hetimit, ngritja e të cilës u ankimua nga Partia Demokratike.
 
PD kishte kërkuar shpalljen antikushtetuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila është pjesë e Ligjit për Policinë e Shtetit.
 
Në lidhje me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ka zbardhur ende argumentet, duke thënë vetem që Byroja e Hetimit është e papajtueshme me Kushtetutën.
 
Nenet 26 dhe 36 të ligjit për Policinë e Shtetit të cilët i hapnin rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Ketimet, janë shfyqizuar si antikushtetues nga kjo gjykatë.
 
“Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese, vendosi: – Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27­ 36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
 
Partia Demokratike kishte kërkuar shpalljen antikushtetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjykata Kushtetese ka pranuar vetëm një nga dy kërkesat e Partisë Demokratike, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e nenit 49 të ligjit për Policinë, i cili ka pësuar ndryshime për ripranimet në organizatën e policisë. 
 
Rikthimi në Polici
 
1. Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga
Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.
 
2. Personi, që trajtohet me pension të parakohshëm suplementar ose pension të shërbimit, pavarësisht nga përcaktimi i pikës 1, të këtij neni, nuk rikthehet në polici.
 
3. Procedurat për rikthim në polici përcaktohen në Rregulloren e Policisë. 

Më të lexuarat