BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Golemi: Prokuroria s'më ka pyetur deri më sot, pengoi në zbardhjen e së vërtetës

Golemi: Prokuroria s'më ka pyetur deri më sot, pengoi në
Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi pas 25 ditësh në burg flet për herë të parë për mediat.  
 
Golemi thotë se Prokuroria ka penguar në zbardhjen e së vërtetës dhe se askush nuk e ka pyetur për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Ajo përshkruan se si e mësoi vendimin për arrest dhe momentin kur u arrestua. 
 
"Atë ditë, e premte më 5 shtator në mbrëmje kam dalë nga zyra diku nga ora 18:30 - 19:00 pasdite. Isha e rraskapitur. Kishim të paktën 6 javë, pas ngjarjes së ndodhur në Departamentin e Emisionit, qe fillonim punën në 8 të mëngjesit deri në darkë, madje ka pasur raste deri në mesnatë në punë.  Një mikeshë e imja shumë e mirë më kishte telefonuar për një kafe poshtë pallatit ku unë banoj. Vetëm pak kohë pasi u takuam, një kushëriri im më merr në telefon dhe më thotë …Lëre kafen dhe shiko lajmet tek Neës24 dhe mbylli telefonin. 
 
I lutem kamarierit të hapë TV tek News 24, dhe direkt shokohem nga titrat…”Arrestohet Guvernatori Fullani”, toka nën këmbë për një çast m'u lëkund. Guvernatorin e kisha takuar vetëm pak orë më parë, ku i kisha dorëzuar një raportim pune. E kisha lënë në zyre pas një takimi me misionin e FMN. Nuk kisha parë gjatë gjithë ditës as shenjën më të vogël se mund të ndodhte kjo. Ishte dita kur 2 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, kishin dhënë dëshminë e tyre në prokurori, bashkë me ish-inspektoren e përgjithshme. Jo s`ka mundësi po mendoja me vete. Ndërkohë titrat ndryshojnë dhe filloj të lexoj “Arrestohet Inspektorja e Përgjithshme (Kryeinspektorja) Elivar Golemi”. Këtë herë salla më erdhi rrotull dhe fillova të ndjej ftohtë. Nga britmat tona njerëzit kthyen kokat për një moment, por nuk më njihnin dhe nuk besoj se dyshuan se njeriu i arrestuar ishte ende aty në lokal midis tyre. 
 
Po unë jam këtu thashë me vete, si më paskan arrestuar? – kështu arrestimin tim e kam mësuar nga lajmet në lokal. Mblodha pak veten dhe telefonova avokatin të cilin e njihja që më parë, dhe i kërkova çfarë të bëj. Prit në banesë më tha dhe mos u largo, se po nuk të gjetën në shtëpi rrezik të shpallin në kërkim dhe mund të konsiderohet sikur ke dashur të fshihesh dhe mund ta quanin rrethanë rënduese. E pyeta mos duhet të shkoja vetë për tu sqaruar, megjithëse as nuk e dija se ku duhet të shkoja… Akoma nuk më besohej se isha arrestuar. Jo më tha avokati prit në shtëpi se vijnë vetë ata. Shprehje si arrest, shpallje në kërkim, etj…i kisha lexuar shpesh në gazeta por as që më shkonte mendja se do të përdorja ndonjë ditë për vete", shprehet Golemi. 
 
Golemi flet për të drejtat që nuk iu lexuan asnjëherë, ashtu sikurse shprehet ajo, nuk i ka treguar njeri ndonjë të drejtë. 
 
"Çfarë të drejtash? As sot nuk më ka treguar njeri ndonjë të drejtë. Pasi lashë shtëpinë, burrat me shoqëruan drejt një makine që priste në rrugë. Nuk e kuptova për ku po drejtoheshim por nuk guxoja të ndihesha. Flisnin shpesh me radio ose celularë, madje njëri kishte tre celularë ndërsa një tjetër njërën nga pistoletat e mbante të lidhur në këmbë. Në makinë ndjehej një ajër shumë i rënde dhe kërkova që të hapej xhami i dritares prapa. Ma plotësuan. Mbërritëm në Drejtorinë e Policisë, ku prisnin shumë kamera e gazetarë. Makina hyri brenda në oborr duke shmangur gazetarët. Pak minuta pasi më sistemuan në një zyrë tek Drejtoria e Policisë, mbërriti dhe avokati im. Zakonisht është burrë i qeshur dhe optimist, por me vështirësi atë natë mund të dalloje ndonjë shprehje në fytyrën e tij. U përpoq të më mbështeste sado pak në ato momente të vështira, kur po nënshkruaja për herë të parë në jetën time, procesverbalin e arrestimit tim. 
 
Ndërkohë që prisja në zyrë hyri dhe guvernatori, zoti Fullani. U ngrita në këmbë, i dhashë dorën dhe e përshëndeta.“Çfarë ishte kjo guvernator – i thashë?Çfarë kemi bërë”? Pashë që ishte njëlloj i shokuar nga arrestimi. Ishte pa fjalë dhe shumë i ftohtë ndaj gjithë asaj situate pa kuptim. Kemi ndenjur përreth 10 min aty. Nuk komunikuam më gjatë, ndërkohë që oficeret e policisë më shoqëruan në katin e parë ku mësova se ku ishin qelitë", thotë Golemi. 
 

Më të lexuarat