BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Grupi i PS diskuton skandalin “Fullani”, të gjithë deputetët pro shkarkimit të Guvernatorit, Kuvendi do veprojë me urgjencë

Grupi i PS diskuton skandalin “Fullani”, të gjithë
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Erjon Braçe nuk është më zëri i vetmuar në shkretëtirë i mazhorancës shqiptare, kundër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, sot kalorës i korrupsionit, aferave, shpenzimeve shfrenuese, manipulimeve, mashtrimit, arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Shqipëri. Skandali i përmasave historike në Bankën e Shqipërisë, me protagonist kryesor guvernatorin Ardian Fullanin, ishte objekt diskutimesh, debatesh dhe polemikash në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist. Ashtu siç edhe pritej, numri i zërave zyrtarë në radhët ligjvënësve të PS, pro hetimit dhe shkarkimit të Ardian Fullanit, është rritur me shpejtësi. Në mbledhjen e grupit socialist, deputetët kanë mbështetur në bllok linjën e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, për përgjegjësinë penale, morale dhe administrative të Ardian Fullanit dhe të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, në vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesar dhe për shpartallimin e protokolleve të sigurisë në sektorët ku ruhen paratë. Përpos, çështjeve të tjera që lidhen me qeverisjen, skandali “Fullani”, mësohet se ka qenë pjesë e rëndësishme e mbledhjes së grupit socialist. Ndërkaq, edhe kryeministri Edi Rama, është shprehur në një linjë dhe në një gjatësi vale me opinionin e përgjithshëm të grupit të deputetëve, sipas të cilëve ndaj Ardian Fullanit duhet të merren masa urgjente. I informuar në detaje nga Braçe, kryeministri Rama ka shprehur shqetësimin për përmasat e skandalit në Bankën e Shqipërisë, duke mbajtur një qëndrim më të prerë për këtë çështje. Sipas burimeve, kryeministri është shprehur para deputetëve se, nëse deri dje qeveria u tregua shumë e matur dhe e qetë për hir të stabilitetit të Bankës së Shqipërisë dhe financave, tashmë stabiliteti i BSH është i rrezikuar. Në këto kushte, Rama ka rënë dakord për një ndërhyrje urgjente nga ana e Kuvendit. Në ditët në vijim, Komisioni i Ekonomisë pritet të thërrasë në disa seanca dëgjimore guvernatorin, Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, për t’i marrë në pyetje, por edhe për t’u deklaruar përgjegjësitë e tyre në skandalin e vjedhjes së thesarit. 
 
PD forcon mbrojtjen 
 
Ndërsa Partia Socialiste po e lëshon gradualisht Ardian Fullanin, madje po i kërkon të japë dorëheqjen dhe të dorëzohet para drejtësisë, Partia Demokratike forcon dhe rreshton mbrojtjen për Ardian Fullanin. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ridvan Bode dhe CO po shfaqen për ditë e më agresivë në mbrojtjen e Fullanit, me të cilin kanë konsumuar shumë afera dhe operacione të dyshimta financiare. Nëse Sali Berisha pohoi se Fullani e denoncoi vetë vjedhjen, Lulzim Basha e ka konsideruar një largim të mundshëm të Fullanit si një tragjedi kombëtare të padëgjuar dhe të paparë. 
 
FMN takim me Këshillin Mbikqyrës 
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shfaqur një interes të shtuar për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Skandali në BSH ka qenë pjesë e axhendës së misionit të FMN, i cili ka zbarkuar prej disa ditësh në seancë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka planifikuar të zhvillonte një takim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Por, kjo mbledhje është shtyrë për ditën e martë në orën 11.30. Mësohet se FMN ka parapëlqyer që të vendosë në fillim të axhendës së saj takimin me përfaqësues të komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Shefi i këtij misioni për Shqipërinë, Nadeem Ilahi ka bërë këtë të hënë dy takime, një me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe një tjetër me nënkryetarin, Ridvan Bode. Në qendër të diskutimeve nuk ka qenë vetëm marrëveshja që FMN ka me qeverinë shqiptare por, edhe ngjarja e rëndë e vjedhjes së 713 milionë lekëve që ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë. FMN ka marrë opinionet përkatëse të dy drejtuesve të komisionit dhe nesër do të vijojë takimin edhe me anëtarë të bordit të bankës si dhe me guvernatorin Fullani.
 
Proteston shoqëria civile
 
Para nisjes së seancës së parë të sesionit të ri Parlamentar, shoqëria civile ka nisur një protestë ku kërkoi sërish shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Kreu i kësaj proteste Zirkon Disha tha se paralelisht me protestën po vijon mbledhja e firmave të qytetarëve me qëllim që t’i kërkohet Kuvendit shkarkimi i Fullanit. “Jemi këtu për të përçuar zërin e qytetarëve. Deri më tani janë mbledhur 13.000 firma. Fullani është qytetari shqiptar më i papërgjegjshëm pas atij skandali shekullor. 13 mijë firmat do i dërgohen parlamentit si zëri i deputetit që i mungoi përfaqësimit të qytetarëve në këtë parlament”, tha Disha. Ndërsa njëri nga aktivistët e kësaj protestë Basir Çollaku ftoi sa më shumë qytetarë që t’i bashkohen protestës dhe peticionit. Sipas tij deputetët e këtij Kuvendi nuk do flasin për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, as për Fullanin, pasi siç tha Çollaku, ata i tremben më shumë Fullanit, se sa ferrit e djallit. “Ne kemi sot një axhendë të ndarë me parlamentin. Ata nuk flasin për guvernatorin se dikush ua ka mbyllur gojën me para. Deputetët i tremben sot më shumë Fullanit se sa ferrit dhe djallit”, tha ai. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat