BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Grupi i Topallit refuzon Arben Imamin në Shkodër: Në ’97 udhëhoqi mbi tank kryengritjen komuniste kundër PD

Grupi i Topallit refuzon Arben Imamin në Shkodër: Në ’97
Vendimi i dy bashkëkryetarëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, për të zëvendësuar Jozefina Topallin me Arben Imamin, për drejtimin e fushatës zgjedhore në Shkodër, është konsideruar si provokim i rëndë nga mbështetësit e zonjës Topalli në Shkodër. Goditja e pamëshirshme e Jozefina Topallit nga Lulzim Basha, duke i dhënë rolin e saj Arben Imamit, është reflektuar me tension, nervozizëm dhe akuza në Partinë Demokratike të Shkodrës, sidomos nga ajo pjesë që mbështet rivalen më të përbetuar të Bashës. Sipas burimeve, menjëherë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku caktuan drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 21 Qershorit, mbështetësit e Topallit kanë zhvilluar disa mbledhje informale, ku është kërkuar që të mos pranohet Arben Imami si drejtues i fushatës së PD në Qarkun e Shkodrës.
 
Teksa Topalli e ka kapërdirë në heshtje goditjen e radhës që i dha Lulzim Basha, mbështetësit e saj i kanë dhënë sinjalin e parë Imamit, që të mos duket në Shkodër. Sipas burimeve nga drejtuesit e PD në Shkodër, mbështetësit e Topallit kanë kujtuar faktin se Arben Imami ka dalë kundra demonstratave të para kundër regjimit komunist në vitet ’90-’91. Bëhet fjalë për një dalje të Imamit asokohe, duke i konsideruar protestat si të dhunshme. Një tjetër arsye se pse mbështetësit e Topallit në Shkodër refuzojnë Imamin, ka të bëjë me faktin se Arben Imami në vitin 1997 hipi mbi tank për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti. Ai është konsideruar si udhëheqësi i kryengritjes komuniste për të rrëzuar PD nga pushteti. Sipas burimeve, Imami nuk ka shkuar ende në Shkodër, në zbatim të vendimit të grupit parlamentar për të nisur përgatitjet për fushatën elektorale në Shkodër. Por, prezenca e parë e Imamit në Shkodër, pritet të shkaktojë debate dhe një konflikt të fortë me mbështetësit e Topallit. Kjo e fundit vijon të tregohet e matur dhe e kujdesshme në raport me Lulzim Bashën, njeriu që po i pret gradualisht karrierën politike në Partinë Demokratike. Topalli vijon të bëjë opozitë në një gjatësi vale me Sali Berishën, ndërsa ka shmangur çdo koment sa i takon mënyrës se si Basha po e drejton PD. Gjithsesi, shpërthimi i Topallit pritet pas rezultatit të zgjedhjeve, gjithnjë nëse Basha do t’i humbasë. 
 
Mbledhja e grupit
 
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka larë hesapet me disa nga kundërshtarët e tij në parti. Kështu, kritikun Astrit Patozi e zëvendësoi me Arben Ristanin në Vlorë. Ndërkaq, Mesila Dodën e ka zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn në Fier. Topallin e ka nxjerrë jashtë loje, duke e zëvendësuar me Arben Imamin. Ndërkaq, në vend të Bregut, ka vendosur Edi Palokën.  Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat