BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Halimi: Kushtetuesja ndaloi ndërhyrjen brutale të Ramës në jetën private të qytetarëve

Halimi: Kushtetuesja ndaloi ndërhyrjen brutale të Ramës në
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi përmes një dalje në media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëron pezullimin e regjistrimit të IMEIT të aparatit celular, dhe angazhimin e shoqërisë civile në këtë betejë. Sipas Halimit vendimi i sotëm i Kushtetueses ndaloi Ramën të ndërhyje brutalisht në jetën dhe komunikimet private të qytetarëve shqiptarë.
 
"Sot Gjykata Kushtetuese urdhëroi Pezullimin e zbatimit të vendimit të Edi Ramës “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI,  për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” dhe gjobitjen e qytetareve nëse nuk i bindeshin vendimit arbitrar te kryeministrit.  Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ndaloi menjëherë Edi Ramën të ndërhyjë brutalisht në jetën dhe komunikimet private të qytetarëve shqiptarë, të zgjaste syrin dhe veshin e kontrollit dhe kureshtjes perverse mbi këdo dhe në çdo moment të ditës. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ndaloi Edi Ramën që të kontrollonte faceboouk-un e secilit, whatsapp-in, viberi-in, bbm-in  aplikacione dhe programe që  kryhen nga pjesa më e madhe e komunikimit mes shqiptarëve Marrja e të dhënave personale të abonentëve të celularëve është një dhunë qeveritare që nuk duhej të zbatohej për asnjë ditë. 
 
Ndaj dhe vendimi i sotëm është një vendim drejtësie, i cili padyshim duhet përshëndetur si një shenjë e mirë se zëri i qytetarëve kundër dhunës qeveritare mund të dëgjohet, dhuna qeveritare mund të zmbrapset në rast se  Institucionet  funksionojnë, arrijnë ti qëndrojnë në themelet e pavarësisë duke bërë të mundur  ndalimin e veprimeve arbitrare dhe autoritariste të kryeministrit që kërkonte të bëhej Vëllai i madh duke përgjuar çdo qytetar të vendit. Partia demokratike përshëndet mediat, shoqërinë civile dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendit të cilët reaguan kundër këtij akti të rëndë antidemokratik, dhe e mbështet në kauzën e opozitës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetareve shqiptare", u shpreh Halimi.
 

Më të lexuarat