BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Halimi: Rama godet sërish, ndryshon ligjet që sollën statusin, pa konsensus dhe transparencë

Halimi: Rama godet sërish, ndryshon ligjet që sollën statusin, pa
Deputeti Eduard Halimi përmes një deklarate për media dënon nxitimin e madh me të cilin mazhoranca ndryshoi dje tre ligje, për interesa klienteliste e për të kapur drejtësinë e administratën. 
 
Halimi i bën thirrje Partisë Socialiste për të shkëputur kontratën me krimin.
 
Deklarata e plotë e Eduard Halimit
 
Në seancën e djeshme në Parlament, me nxitim të madh, pa konsensus, pa bashkëpunim, pa gjithëpërfshirje, u ndryshuan sërish dy nga  tre ligjet që u miratuan me konsensus në maj të 2013, ligjet e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
1.   Dje njëanshmërisht u ndryshua Ligji i Nëpunësit Civil. Ligj që u ndryshua me akt personal të  Ramës natën e 30 shtatorit dhe për të cilin u shpreh Gjykata Kushtetuese. U ndryshua jo për ta bërë më profesionale administratën publike dhe në shërbim të qytetareve dhe biznesit, por vetëm për ta degraduar edhe me tej situatën e rëndë në të cilën ndodhet. U ndryshua vetëm e vetëm për të lehtësuar qeverinë në spastrimet dhe hedhjen në rrugë të mijëra specialistëve dhe për ti zëvendësuar ata me njerëz që vijnë nga jashtë sistemit në masën 15%, duke hapur dyert dhe dritaret për miltantët dhe njerëzit që u investuan me kryeministrin në zgjedhjet politike, sipas kontratës që beri me ta.
 
2.  Dje, u ndryshua dhe Ligji për Reformën Territoriale, pa asnjë konsesus dhe pa pyetur asnjë nga qytetaret e asaj zone, jo me qëllimin për të përmirësuar variantin e mëparshëm, por për ta bërë atë edhe me klientelist se sa ishte më parë.  
 
3.   Po dje, po njëanshmërisht u ndryshua edhe  Ligji për Gjykatën e Lartë, pa asnjë konsultim, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë përfshirje të partnerëve ndërkombëtarë, sicc u ra dakord në tryezën e përbashkët të 6 Tetorit për Reformën në Drejtësi. 
 
Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në veccanti.
Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë.
 
Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithë shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend. Dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtësisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e çdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar.
Partia Demokratike i bën thirrje edhe njëherë sot Partisë Socialiste: Mos e degradoni Shqipërinë deri në këtë pikë. Mos e degradoni sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike deri në këtë pikë.
 
Të ndaleni ne kapjen  e sistemit te drejtësisë, në kapjen dhe degradimin e administratës publike. Të ndaheni nga kontrata që Kryeministri ka bërë me krimin e organizuar. T'i dalim zot vendit për ta çliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën. Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund.
 

Më të lexuarat