BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Hashim Thaçi këmbëngul në idenë e tij: Do të bashkojmë Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën me Kosovën

Hashim Thaçi këmbëngul në idenë e tij: Do të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon të ngulë këmbë në idenë e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë. Edhe pse shumë nga politikanët kosovarë, por edhe shqiptarë janë shprehur kundër dialogut Kosovë-Serbi, Thaçi deklaroi dje i prerë se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja do të bashkohen me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se një gjë të tillë e mbështesin edhe vetë qytetarët e Luginës së Preshevës. “Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës. HTH”, tha Hashim Thaçi.

Kujtojmë që kjo ide e hedhur nga Thaçi ka ndezur debat të madh, ku vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e pranon ndryshimin e kufijve. “Për fat të keq të popullit të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën. Realiteti i sotëm është krejtësisht rezultati i atyre luftërave. Ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, ndaj mendoj se hapja e temës së korrigjimit të kufijve, është e papranueshme për mua”, tha ai pak ditë më parë. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë është shprehur se e mbështet ndarjen e Kosovës. “Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime”, deklaroi ai para pak ditësh në një intervistë për mediat serbe. Ndërkohë, qarkullojnë zëra se pas idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh qëndron SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit në një reagim zyrtar pak ditë më parë nuk u pozicionua kundër tezës së Presidentit të Kosovës, madje bëri thirrje për dialog konstruktiv mes dy vendeve dhe për të ulur tensionet. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Bashkimi Evropian.

Më të lexuarat