BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

ILDKP gjobit pesë zyrtarë për fshehje pasurie

ILDKP gjobit pesë zyrtarë për fshehje pasurie
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vijon të evidentojë shkeljet e subjekteve deklaruese të pasurisë, duke marrë masa për çdo rast konkret. Inspektori i Përgjithshëm, përmes urdhërave të posaçëm, ka vendosur masa administrative “gjobë”, disa subjekteve deklaruese. “Anesti Dhimojani, Ish-Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar deklaratë e interesave private “Periodik vjetor, 2011, 2012, 2013″ dhe “‘Pas largimit nga funksioni 2014″. Vangjel Ndreka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Fier, nuk ka dorëzuar në ILDKPKI, dokumentin zyrtar, deklaratë e interesave private “Periodik vjetor 2013“. Hamdi Pasha, Kryetar Komune Kodër Thumanë, Krujë, Qarku Durrës, i zgjedhur në këtë funksion me datë 23.07.2013, nuk ka dorëzuar dokumentin zyrtar “Deklaratë e Interesave Private Para Fillimit të Detyrës”; dhe “Deklaratën e Interesave Private Periodike/Vjetore” për vitin 2013”, thuhet në njoftim.
 
Sipas ILDKP, Viktor Popaj, kryetar i Komunës Kastrat, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013. “Lek Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër, i zgjedhur në këtë funksion me datë 08.05.2011, rezulton të mos ketë dorëzuar brenda afateve ligjore “Deklaratën Para Fillimit të Detyrës”, shkelje për të cilën subjekti është gjobitur dhe kallëzuar penalisht. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të viteve të kaluara rezulton që subjekti deklarues nuk ka dorëzuar “Deklaratën e Interesave Periodike/Vjetore” për vitet 2011, 2012 dhe 2013”, thuhet në njoftim.  Në zbatim të nenit 40, të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, Inspektori i Përgjithshëm vendosi masën administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë për refuzim për deklarim në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme.
 

Më të lexuarat