BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ilir Meta shfrytëzon dhe protestën e studentëve për të sulmuar qeverinë: Institucionet të reagojnë, të plotësohen kërkesat e tyre

Ilir Meta shfrytëzon dhe protestën e studentëve për të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon të shfrytëzojë situatat në vend për të sulmuar qeverinë. Kështu ndodhi me Unazën e Re, kështu ka ndodhur dhe dje, pasi Meta ka reaguar për protestën e studentëve. Madje, Meta duke shfrytëzuar protestën e studentëve, nuk ka ngurruar që t’i lëshojë edhe një ultimatum qeverisë. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Presidenca, thuhet se kreu i shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Ndërkohë që më tej, sipas asaj që thuhet në njoftim Meta kërkon që kërkesat e studentëve të zgjidhen me dialog dhe sipas ligjit.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më tej, në njoftim thuhet se Meta thekson se duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. “Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, ka deklaruar Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, dje ka lëshuar edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thekson që arsimi publik duhet të jetë falas dhe të financohet me miliardat e koncesioneve. “Arsim publik falas më e pakta dhe bëhet me miliardat e koncesioneve. Arsimi publik falas është detyrimi me minimal për shqiptarët, me mësimdashësit, që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro, po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma, koncesione në shëndetësi, fasada, zyra. Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare, që janë kthyer në një hon që përpin para'. Në qoftë se kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra janë Armiq të Popullit”, deklaroi Vasili.

Më të lexuarat