BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Integrimi , Basha në PPE: Ti jepet fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri
Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Tetor 2014
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në samitin e PPE në Bruksel i cili i parapriu atij të liderëve të Bashkimit Europian.
Zhvillimet politike dhe ekonomike kanë qenë në qendër të diskutimeve në këtë takim, i pari pas miratimit të ekipit te ri të Komisionit Europian i cili do të drejtohet nga Jean Claude Juncker.
Një vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar edhe situatës ekonomike në vendet e Europës Juglindore.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha theksoi ndër të tjera në fjalën e tij së zhbërja e standardeve demokratike dhe instalimi i praktikave oligarkike ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve në Shqipëri duke përqendruar vendimmarrjen në duart e një grupi oligarkësh me lidhje kriminale. Kjo ka sjellë rritje të varfërisë dhe papunësisë dhe për rrjedhoje trefishim të azil-kërkuesve ekonomikë drejt vendeve të BE.
Pas takimeve dhe bisedave që zhvilloi me liderë të vendeve anëtare, drejtues të institucioneve të BE dhe Parlamentit Europian si dhe me Presidentin e Komisionit Europian Juncker, Basha u shpreh i sigurt për një vëmendje të shtuar të Europës ndaj Shqipërisë dhe zhvillimeve të fundit të cilat janë në kundërshtim të hapur me standardet demokratike dhe europiane.
"Është një ekip shumë premtues, pa dyshim, nën lidershipin e kryetarit të komisionit, presidentit Juncker, me të cilin pata rastin të takohem e të bisedoj, ta uroj për përgjegjësitë e reja që ka marrë. E njoha me zhvillimet e fundit në Shqipëri, për të cilat është i mirë informuar dhe mendoj se si presidentit Juncker, ashtu edhe krerët e disa qeverive dhe partive simotra në këtë samit, fokusi tek Shqipëria dhe tek Europa Juglindore nuk do u mungojë. Është e qartë se rrëshqitja nga standardet demokratike është një alarm i madh edhe për Komisionin e ri Europian dhe në këtë kuadër mendoj se angazhimi i komisionit të ri, i komisionerit Hann, i kryekomisionerit, presidentit Juncker, i Parlamentit Europian dhe përfaqësuesve të PPE në të gjitha këto struktura do të jetë i domosdoshëm dhe frutdhënës për t’i dhënë fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, si një parakusht për të garantuar ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian", theksoi Basha.
Partia Popullore Europiane është formacioni më i madh ne Bashkimin Europian dhe ka grupin më të madh në Parlamentin Europian.
Në përbërje të tij janë liderë të vendeve më me influencë të BE-së si, kancelarja Merkel, presidenti i Komisionit Europian, presidenti i Këshillit Europian, dhe Komisioneri i ri për Zgjerimin.