BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja formulari që duhet të plotësojnë funksionarët e lartë për krimet në të kaluarën, kush mashtron dënohet me 4 vjet burg

Ja formulari që duhet të plotësojnë funksionarët e
Sapo të miratohet ligji për dekriminalizimin, të gjithë ata persona që janë dënuar për vepra penale nuk do të kenë më të drejtë të garojnë në zgjedhje dhe të mbajnë funksione publike. Para zgjedhjeve, qofshin për pushtetin vendor dhe atë qendror, apo para emërimit në një detyrë, çdo person duhet të plotësojë një formular, ku të deklarojë se nuk është dënuar për asnjë vepër penale, nga 73 të parashikuara në draft. Kjo vlen edhe për zyrtarët që janë aktualisht në detyrë. Por cila do të jetë përmbajtja e këtij formulari? Duke qenë se drafti i qeverisë bazohet në modelin "Severino", pritet që edhe mënyra e deklarimit dhe verifikimit të kandidatëve të jetë e njëjtë me procesin që ndodh në Itali. Çdo kandidat në këtë shtet, bashkë me dokumentet për t'u futur në garë, dorëzon dhe një deklaratë ku shprehet se nuk është i dënuar. Deklarata përmban fillimisht të gjitha gjeneralitetet, pra emrin, mbiemrin, vendbanimin, numrin e dokumentit të identifikimit, si dhe forcën politike të cilës i përket. Më pas deklarohet që në bazë të dekretit të Presidentit për dekriminalizimin e politikës kandidati nuk ka kryer asnjë prej veprave penale të parashikuara në të. Edhe në vendin tonë pritet të ndodhë e njëjta gjë, ku pasi të shkruhen gjeneralitetet, kandidati do të shprehet se në bazë të ligjit nuk është dënuar nga gjykata për asnjë prej 73 veprave penale. Po ashtu pritet që të dorëzohet një dëshmi penaliteti, ndërsa formulari duhet të jetë i noterizuar për të vërtetuar se është nënshkruar pikërisht nga kandidati. Një formular i ngjashëm do të jetë dhe për ata që kërkojnë të marrin poste publike. Pra në bazë të ligjit "Severino", kjo është skema që ndiqet, e cila pritet që shumë shpejt të aplikohet dhe në vendin tonë. Do të jetë Kuvendi ai që do të përcaktojë modalitetet e formularit, si dhe afatet e procedurat që do të ndiqen. Në fund të formularit do të përcaktohen qartë nenet e ligjit për përgjegjësinë penale të vetëdeklaruesit.
 
 Verifikimi dhe sanksionet 
 
Në bazë të ligjit të propozuar nga qeveria pak ditë më partë, verifikimi i kandidatëve në zgjedhje do të jetë përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo kandidat përveç dokumenteve të nevojshme, duhet të paraqesë pranë këtij institucioni dhe deklaratën e pastërtisë së figurës. Brenda pesë ditëve KQZ i drejtohet përmes një shkrese prokurorisë dhe gjykatave, ku kërkon informacion nëse kandidati është i dënuar ose jo më parë. Nëse dalin informacione se ai mund të jetë dënuar jashtë vendit, atëherë autoritetet kompetente nisin verifikimet në shtetin në fjalë. Ndërsa për rastet e tjera formulari i deklarimit i dorëzohet titullarit të institucionit. Për kandidatët e organeve kushtetuese i dorëzohet kreut të Kuvendit, ndërsa për drejtoritë i dorëzohet Prefektit apo kreut të Këshillit të Qarkut. Ndërsa ministrat duhet që të dorëzojnë formularin pranë KQZ nëse nuk kanë mandat deputeti. 
 
Të gjithë ata që refuzojnë do të përjashtohen nga gara, ndërsa ata që mashtrojnë me të dhënat e tyre do të mbajnë përgjegjësi penale. Kush mashtron rrezikon të procedohet penalisht për falsifikim formularësh, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Sipas këtij neni, zyrtarët dënohen me burgim deri në 4 vjet. Me miratimin e ligjit pritet të nisin edhe spastrimet. Kliti TOPALLI
 

Më të lexuarat