BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja si e mashtroi Ardian Fullani prokurorinë me inventarizimin e parave, numëruesit ia mbathën nga frika, nuk dihen përmasat e grabitjes në tre sektorë

Ja si e mashtroi Ardian Fullani prokurorinë me inventarizimin e parave,
Nuk ka më dyshime se, grabitja e 713 milionë eurove nga thesari i Bankës së Shqipërisë, është një shifër e sajuar dhe e rreme e Ardian Fullanit, pas të cilës fshihet një megaskandal, i përbërë nga disa skandale të tjera, me pasoja penale. Konfirmohen dyshimet se vjedhja ordinere e 713 milionë lekëve, është një histori e arnuar dhe e manipuluar nga Ardian Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës, për të fituar kohë dhe për të mbuluar aferat tronditëse të konsumuara në Bankën Qendrore, për të mbuluar vjedhjen në sektorët e tjerë ku ruhen rezervat kesh, transaksionet e dyshimta financiare me bankat e nivelit të dytë, kontratat korruptive, shpenzimet, manovrat me prerjen e kartëmonedhave të reja etj. Burime pranë Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije se, Ardian Fullani ka mashtruar prokurorinë me inventarizimin e parave në tre sektorët e Bankës së Shqipërisë. Sipas deklaratës së Këshillit Mbikqyrës dhe Ardian Fullanit, bazuar në inventarin e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare, në Bankën e Shqipërisë janë vjedhur 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para janë nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar. Por, gjithçka është mashtrim, me pasoja penale. Sipas burimeve, është e paimagjinueshme që të mendohet inventarizimi i parave në thesarin e Bankës së Shqipërisë të kryhet brenda një nate. Ky proces kërkon disa javë kohë. Po sipas burimeve, një numërim real i parave në tre sektorët e Bankës së Shqipërisë, ka nisur pas arrestimit të Fullanit. Aktualisht në BSH po inventarizohen paratë nga disa grupe pune, ndërsa dyshohet se përmasat e vjedhjes janë shumë herë më të mëdha se shifra e deklaruar 713 milionë euro. 
 
Çfarë ka ndodhur?  
 
Publikimi i lajmit të skandalit dhe plasjes së qelbit të aferave në BSH nga Ardian Bitraj, është pasur me kaos, amulli, panik dhe çoroditje në Bankën e Shqipërisë. Kupola drejtuese ishte përfshirë nga hutimi dhe tmerri. Fullani ka urdhëruar disa grupe pune për të numëruar paratë. Por, numëruesit nuk kanë pranuar, nga frika e arrestimit. Fullani ka ndryshuar grupet e punës, por nuk pranonte inventarizimin e parave. Në këto kushte, Fullani ka mbledhur Këshillin Mbikqyrës, duke prodhuar një shifër të rreme. Dhe të gjitha hetimet e mëtejshme janë bazuar në këtë shifër. 
 
Skandali me prokurorinë  
 
Prokuroria e Tiranës ka bazuar të gjitha hetimet për skandalin në Bankën e Shqipërisë, në një shifër të deklaruar nga Ardian Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës. Pra, prokuroria ka bazuar hetimet në një shifër të vjedhur, të deklaruar nga personi që u arrestua për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Duke e pabesueshme, por kjo ka ndodhur në Shqipëri. Kohët e fundit, prokuroria bëri një korrigjim në deklaratat e saj. Prokuroria, ku i referohet vjedhjes, thotë “një shumë e konsiderueshme” dhe jo “713 milionë lekë”. 
 
Ish-guvernatori Luniku: Këshilli Mbikëqyrës, përgjegjës për vjedhjen e thesarit të Bankës 
 
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, ka deklaruar se ekipi drejtues i BSH ka përgjegjësi për skandalin e vjedhjes së thesarit të shtetit në Linzë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Luniku thotë se Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi për vjedhjen, ndërsa thekson se duhet të tregohej shumë kujdes me sigurinë. Ish-Guvernatori Luniku nuk nguroi të listojë problemet që shfaq sot institucioni i Bankës së Shqipërisë, sidomos sa i takon drejtimit, auditimit dhe raportimit. “Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi për vjedhjen. Banka ka nevojë për një adresim, përmirësim të operacioneve të saj. A ekzistojnë të tilla mangësi në Bankat e Nivelit të dytë, në drejtim të politikës monetare. Një nga problemet që ka BSH është problemi i drejtimit, raportimit monitorimit duke përfshirë Këshillin Mbikëqyrës e duke përfshirë dhe drejtuesin e saj. Po e dëmtove sistemi është shumë vështirë ta rregullosh”, tha Luniku. Sipas ish-Guvernatorit, ngjarja e ndodhur është një mësim jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por edhe për gjithë politikën shqiptare. Ndërsa theksoi se Parlamenti duhet të marrë në dorë situatën. “Ky është një mësim jo vetëm për BSH, por dhe politikën shqiptare. Pati shumë debate se pse përfshihet politika, është normale që të përfshihet politika, po varet ku përfshihet në rrugë apo parlament. Parlamenti duket të marrë situatën në dorë”, tha Luniku. I pyetur lidhur me faktin nëse Guvernatori i ri duhet të jetë shqiptar apo i huaj, Luniku thotë se me rëndësi është të në krye të BSH të zgjidhet një person me eksperiencë në ekonominë, në drejtim të politikave monetare dhe të atyre bankare. “E rëndësishme është që duhet të jetë një person që ka një eksperiencë të gjatë ekonomike, në drejtim të politikave monetare dhe sistemeve bankare. Nëse është i huaj ose i brendshëm pak rëndësi ka. Ana e mirë që bëri kryeministri është se e hapi këtë proces, e bëri më transparent. Për bankat qendrore këto pozicione nuk janë pozicione konkursesh, por është një pozicion shumë i vështirë. Unë nuk do të konkurroj”, tha Luniku. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat