BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ja strategjia për të fituar miliona euro me rritjen e akcizës së cigareve, deputetët kërkojnë zhbllokimin e draftit

Ja strategjia për të fituar miliona euro me rritjen e akcizës
Deputetët e Partisë Socialiste janë pozicionuar dje kundër mafies së cigareve, e cila për qëllime klientelizmi dhe biznesi, po mban peng miratimin e ligjit të ri për akcizën e cigareve. Ndërsa mafia e cigareve, prej një jave ka bllokuar ligjin për akcizën, deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar dje, që në seancën plenare të së enjtes, ligji të kalojë për miratim. Por, strategjia e oligarkëve për të fituar miliona euro me rritjen e akcizës së cigareve, shkon më tej. Bllokimi i ligjit, do ndihmojë grosistët e cigareve që para miratimit të ligjit, të mbushin tregun për të paguar më pak akcizë. Ndonëse deputetët e PS kërkojnë me urgjencë zhbllokimin e draftit, nëpërmjet miratimit në Kuvend ditën e enjte, mafia e cigareve fsheh nën mëngë një tjetër as. Pas miratimit të ligjit, ata do të bëjnë çmos për të shtyrë botimin e tij në Fletoren Zyrtare. Kjo procedurë do i ndihmojë ata për të zbarkuar anijet me cigare, për t’i zbrazur në magazina dhe për t’i hedhur më pas në treg, me një çmim më të lartë. 
 
Deputetët kërkojnë miratimin e ligjit të akcizave
 
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe, deklaroi se ligji për akcizat duhet të miratohet urgjentisht të enjten në Kuvend, pasi sipas tij, po abuzohet ndjeshëm me çmimin e cigareve. “Unë doja të propozoja që të kalojmë për miratim në seancën plenare të ditës së enjte, ligjin për akcizat. E kam thënë disa herë. Po abuzohet ndjeshëm me çmimin e cigareve”, tha Braçe. Por, rritja e akcizës nga 90 lekë në 110 lekë për cigaret me ndryshimet e reja në ligj që pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament, kanë bërë që deputeti i PS, Ervin Koçi, t’i kërkojë kryetarit të komisionit, Braçe, shpjegime pse çmimi është rritur, para se të hyjë në fuqi ligji. Dhe përgjigja e kreut të Ekonomisë, ka qënë se deputeti duhet t’i kërkojë llogari personave që kanë bërë ligjin dhe jo atij. “Z. Koçi shkoni pyesni ata që e kanë bërë ligjin, jo mua”, tha Braçe. Kreu i komisionit, ka ripërsëritur dje thirrjen e bërë në mbledhjen e dy ditëve më parë në komision, teksa i pranishëm për të raportuar ndryshimet e ligjit për biokarburet, ishte ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ai i kërkoi këtij të fundit të dorëzonte në Kuvend listën e çmimeve të cigareve duke filluar nga muaji korrik, duke pretenduar se çmimi është rritur para se të hyjë në fuqi ligji. “Pse rritet çmimi i duhanit kur akciza s'është miratuar? Kërkoj çmimet e duhanit që nga muaji korrik”, tha Braçe.
 
BERZH jep 100 milionë euro kredi për ASD
 
Komisioni i Ekonomisë, ka miratuar në mbledhjen e djeshme ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me BERZH për kredinë me vlerë 100 milionë euro për sigurinë e depozitave të shqiptarëve nga zv/ministri i Financave. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave një linjë kredie prej 100 milionë euro për t’u përdorur në rast se paraqitet nevoja. Linja e kreditit garantohet nga qeveria shqiptare dhe do t’i japë mundësinë ASD-së të përmirësojë raportin e mbulimit të depozitave me fondin e vet të kompensimit, duke siguruar mbrojtje më të mirë për depozituesit dhe rritjen e besimin në sistemin financiar në tërësi. Zv/ministri i Financave, Erjon Luçi, tha se kjo kredi nuk rrit borxhin pasi Ministria e Financave ka hyrë thjesht garante, dhe kredia do të paguhet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. “Linjë kredie në rast se do lindë nevoja për të injektuar likuiditet për kthimin dhe mbulimin e depozitave. Është një linjë kredie shumë e dobishme, sidomos në situata kur është nevoja të paguhen depozita”, deklaroi zv/ministri. Deputeti Anastas Angjeli deklaroi se kjo kredi është një siguresë për sistemin bankar pasi kriza ekonomike ende nuk ka kaluar. “Pa dyshim që kur themi se nëse ndodh diçka kemi parasysh zhvillimet e brendshme ekonomike dhe financiare dhe veçanërisht efektin e krizës që ende nuk është larguar dhe mundësitë janë që të ketë ndikime në zhvillimet ekonomike në vendin tonë”, pohoi Angjeli. Sigurimi i kësaj linje e rrit ndjeshëm vlerën e fondit të kompensimit të depozitave që disponon ASD. Aktualisht, kjo vlerë është sa 3.6% e vlerës totale të depozitave të siguruara me ligj. Me marrjen e linjës së financimit nga BERZH, fondi i kompensimit në dispozicion të ASD rritet në rreth 6%.
 
Debatet Koçi-Braçe
 
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, ka debatuar dje me deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Koçi, për vonesën e këtij të fundit në mbledhjen e komisionit. Deputeti Braçe, ka marrë fillimisht në telefon deputetin Koçi, të cilit i ka kërkuar t’i thotë vendndodhjen dhe arsyen e vonesës. Më tej, Braçe është dëgjuar të shprehet se mbledhja e komisionit ishte në orën dhjetë, dhe se Koçi duhet të ishte i pari që duhet të ishte i pranishëm në mbledhje pasi ishte relator i ligjit për biokarburet. Pas miratimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me BERZH për kredinë me vlerë 100 milionë euro për sigurinë e depozitave të shqiptarëve, kreu i Komisionit të Ekonomisë, u është drejtuar kolegëve të tij se u duhet të prisnin disa minuta sa të vinte relatori i ligjit. Menjëherë pas ardhjes së deputetit Koçi në mbledhjen e komisionit, Braçe iu hodh në sulm duke i treguar orën. “Po ty Ervin do të presim ne. Ka filluar që në 10 mbledhja o burr. Je relatori i ligjit. duhet të jesh më i përgjegjshëm”, i është drejtuar Braçe, Koçit.
 
Ligji për biokarburet
 
Ministria e Financave kërkon heqjen e lehtësirave për produktin “ BIO” që gjendet në karburantet finale që hidhen për konsum. Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë arsyeja e shfuqizimit të dy dispozitave ligjore që parashikojnë lehtësi për këtë sektor. Ky projektligj është miratuar dje në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Ligji për biokarburet, pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të ditës së enjte, së bashku me ligjin për akcizën. Joana Tafa
 

Më të lexuarat