BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kërcënohet Gjergj Bojaxhi, njerëzit e Berishës presion për tërheqjen nga gara, SHQUP në tension për disfatën në Tiranë

Kërcënohet Gjergj Bojaxhi, njerëzit e Berishës presion
Zyrtarizimi i kandidaturës së Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë e Tiranës është reflektuar me panik, tension dhe nervozizëm në SHQUP. Partia Demokratike po e përjeton dramatikisht daljen e Bojaxhiut si kandidat i pavarur në Tiranë, duke e parë atë si diversion të kampit kundërshtar për ndarjen e votave të djathta. Teksa ekipi i Bojaxhiut vijon me intensitet mbledhjen e firmave, Partia Demokratike ka nisur tashmë një ofensivë sulmesh dhe lëvizjesh, me qëllim që kandidati të tërhiqet. Pas akuzave dhe retorikës agresive në distancë, në adresë të Gjergj Bojaxhi, mësohet se kanë shkuar edhe kërcënimet e para.
 
Njerëz pranë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kanë nisur kërcënimet dhe presionet, duke i kërkuar Bojaxhiut të tërhiqet si dhe duke e konsideruar kandidimin e tij si një tradhti ndaj PD. Sipas burimeve, kandidati dhe stafi i tij është në një presion të pazakontë. Sulmet dhe kërcënimet janë konfirmuar edhe nga vetë Bojaxhi dhe mbështetësit e tij. Në një komunikim për gazetën “Sot”, ai  ka thënë se që kur po përflitej për të kandiduar në Tiranë ka pasur sulme personale dhe presione për t’u tërhequr. “Ka patur, sidomos përpjekje për dekurajim nëpër media dhe rrjetet sociale dhe natyrisht edhe sulme personale dhe shpifje që janë arma kryesore politike në Shqipëri. Qëllimi është që njerëzit të mendojnë që kandidati i pavarur nuk ndryshon nga personazhet kryesore të partive dhe prandaj nuk ia vlen të votohet. Kjo është e pritshme”, ka thënë ai.  
 
Presioni politik
 
Që pas shpalljes së kandidaturës për Tiranën, eksponentë të Partisë Demokratike kanë lëshuar akuza në drejtim të Gjergj Bojaxhiut. Por ky i fundit dhe stafi i tij i shohin këto sulme si një frikë të partive politike, përballë një kandidati të pavarur. Gazeta “Sot” komunikoi me Ermal Hasimen, pjesëtar i grupit “Ne, Tirana”, nga ku dhe doli kandidatura e Gjegj Bojaxhiut. Duke folur në emër të këtij të fundit, ai tha se sulme të tilla Bojaxhi i priste dhe kanë qenë nga të dyja palët. “Sulmet dhe akuzat janë të pritshme dhe kanë ardhur nga të dy anët, sepse partitë kryesore do të përpiqen të ruajnë monopolin e pushtetit. Pavarësisht se janë në konflikt me njëra-tjetrën, partitë nuk dëshirojnë që një kandidat i pavarur t’u ndërlikojë situatën. Është më e thjeshtë për to kur kanë vetëm një konkurrent përballë. Një konkurrent i fuqishëm i pavarur mund të angazhojë masivisht qytetarët dhe ta reduktojë rolin e tyre”, tha ai.
 
Mbledhja e firmave
 
Hasimja ka rrëfyer gjithashtu se Bojaxhi, por edhe i gjithë stafi, po angazhohen maksimalisht në mbledhjen e firmave të nevojshme, me qëllim zyrtarizimin e kandidaturës, si kandidat i pavarur. Megjithatë, ai tha se ky moment po shfrytëzohet edhe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. “Procesi i mbledhjes së firmave ka ecur shumë mirë. Mbledhja e firmave nuk është e vështirë për shkak të mbështetjes së madhe vullnetare nga qytetarët, por ne duam që ta përdorim këtë proces për të komunikuar drejtpërdrejt me sa më shumë qytetarë. Nuk kemi patur pengesa burokratike”, vijoi ai. Të hënën Gjergj Bojaxhi shpalli kandidaturën për Tiranën. Ai do të garojë si i pavarur, ndërsa u shpreh se do të luftojë që Tirana t’u kthehet qytetarëve.  Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat