BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Këshilli për arrestimin e Frrokut, PD: Nuk mund ta drejtojë Meta, ka konflikt interesi

Këshilli për arrestimin e Frrokut, PD: Nuk mund ta drejtojë Meta,
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka thënë se kryeparlamentari Ilir Meta nuk mund të drejtojë Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjen e së cilit do të diskutohet për arrestimin ose jo të deputetit Mark Frroku.
 
Halimi në deklaratën e tij tha se Meta ka konflikt të drejtpërdrejtë interesi pasi është i përfshirë në akuzat që rëndojnë mbi Mark Frrokun.
 
 Po ashtu deputeti Halimi tha se ka dorëzuar në Këshill një kërkesë që ky i fundit të mos drejtohet nesër nga Ilir Meta por të ketë një drejtues tjetër.
 
“Për PD është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Shkresën e kemi dorëzuar sot, mazhoranca të marrë masat për ta drejtuar dikush tjetër seancën nesër”, tha Halimi.
 
Më poshtë deklarata e plotë e Eduard Halimit
 
Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit i kanë dërguar sot një letër Kuvendit, duke  kërkuar që ky këshill ditën e nesërme të mos kryesohet nga Ilir Meta.
 
Nesër ky Këshill do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por është fakt i njohur botërisht se Mark Frroku është dëshmitari kyç në çështjen tjetër që është në hetim, për vrasjen e ngelur në tentative të dy deputeteve të Parlamentit, njëri i PS dhe tjetri i PD, ku si i akuzuar i drejtpërdrejtë është vetë Ilir Meta.
 
Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmitar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta.
 
Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit,  se për PD, për deputetet e saj, është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Metën, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave.
 
Çdo devijim nga standardet e ndjekura deri tani gjatë këtyre 10 viteve, përfshi dhe seancat e javës së kaluar në këtë këshill, do të kompromentonte rëndë veprimtarinë parlamentare në përgjithësi dhe atë të këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve në veçanti.
 
Po ashtu, grupi parlamentar i PD ka kërkuar plotësimin e vendit vakant të opozitës në këtë këshill, në mënyrë që përbërja ditën e nesërme të jetë e plotë, siç kërkohet ekzaktësisht nga neni 13 i Rregullores së Kuvendit, në numra të barabartë deputetesh, të mazhorancës po aq dhe të opozitës.
 
Kërkesa e PD
 
 
 
 
 

Më të lexuarat